1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Liga Arabe mbetet jounike në konfliktin sirian

Që nga fillimi i krizës në Siri shtetet arabe janë të ndara rreth mënyrës, se si i duhet dhënë fund gjakderdhjes. Por krimet nuk duhet të mbesin pa u ndëshkuar, u tha në një takim në Kajro.

Shtetet Arabe nuk arritën të dalin me një qëndrim të përbashkët për konfliktin sirian. Edhe pse Liga Arabe miratoi në takimin e ministrave të Jashtëm të dielën në mbrëmje në kryeqytetin Kajro të Egjiptit një deklaratë, në të cilën ata dënuan shumë ashpër përdorimin e armëve kimike në luftën civile.

Pamje nga takimi i Ligës Arabe ( 01.09.2013)

Pamje nga takimi i Ligës Arabe ( 01.09.2013)

Krimet nuk duhet të mbesin pa u ndëshkuar

Ministrat u bönö apel Kombeve tö Bashkuara dhe komunitetit ndërkombëtar që të ndëshkojnë këto krime, "për të ciat përgjegjësinë e mban regjimi sirian". Fajtorët duhet të përgjigjen para një gjykate ndërkombëtare. Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe, Nabil al-Arabi, shtoi se konflikti sirian mund të zgjidhet vetëm me mjete diplomatike.

Ndryshe nga ai, ministri i Jashtëm saudit Princi Saud al-Faisal iu referua akuzave se udhëheqja siriane ka përdorur gaz helmues. Regjimi i presidentit Bashar al-Assad ka kaluar kështu "të gjitha vijat e kuqe" dhe prandaj duhet të ndalet. Megjithatë al-Faisal nuk përmendi qartë opsionin e ndërhyrjes ushtarake nga jashtë.

Asnjë mbështetje për opozitën në Siri

Pamje nga takimi i Ligës Arabe ( 01.09.2013)

Pamje nga takimi i Ligës Arabe ( 01.09.2013)

Me deklaratën e tyre përfundimtare ministrat e Ligës Arabe nuk kanë plotësuar kërkesën e kryetarit të Aleancës së opozitës siriane, Ahmed al-Dscharba që të mbështeten planet amerikane për një ndërhyrje ushtarake. Al-Dscharba tha se është gabim që këto plane të refuzohen me arsyetimin se kinse kështu shkelet sovraniteti i Sirisë. Presidenti Assad ka kohë që i ka hapur derë e dritare ndërhyrjes së jashtme pasi që kishte sjellë ndihma nga Irani, nga milicët libanezö të Hezbollaut dhe paramilitarët ekstremistë nga Iraku.

Situata në Siri është përkeqësuar në mënyrë dramatike pas një sulmi, gjatë të cilit dyshohet se është përdorur gazi helmues. Në sulm, sipas qeverisë amerikane më 21 Gusht në afërsi të Damaskut janë vrarë 1429 njerëz. Prandaj presidenti amerikan Barack Obama dëshiron të veprojë ushtarakisht kundër udhëheqjes në Damask. Por pasi Dhoma e ulët e parlamentit britanik nuk i dha qeverisë në Londër mbështetje për sulmin e planifikuar ushtarak, edhe Obama paralajmëroi se dëshiron të marrë më parë pëlqimin e Kongresit amerikan. Kështu një vendim për sulme ajrore mund të merret vetëm pas 9 shtatorit, kur të kenë përfunduar pushimet e parlamentit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.