1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Liga Arabe kritikon evropianët - Lufta në Rripin e Gazës po i afrohet kufirit egjiptian

Ndërkohë që mungojnë kritikat zyrtare nga bota arabe ndaj ofensivës tokësore izraelite në Rripin e Gazës, sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, Amri Musa kritikoi evropianët.

default

Takim i ministrave të jashtëm të Ligës Arabe për gjendjen në Rripin e Gazës

Vetëm dy shtete anëtare të Ligës Arabe reaguan deri tani zyrtarisht ndaj ofensivës tokësore izraelite në Rripin e Gazës. Nga zyra e presidentit egjiptian Husni Mubarak (Husni Mubarak) u tha të dielën pasdite, se Izraelit i tërhiqet vërejtje për pasojat e invazionit. Po ashtu Izraeli bëhet përgjegjës edhe për vrasjen dhe plagosjen e civilëve në Rripin e Gazës. Edhe Mbreti i Jordanisë Abdullahu i II, kërkoi nga Izraeli që të ndërpresë sulmet duke përsëritur kështu apelin e tij të para ca ditëve. Jordani dhe Egjipti janë vendet e vetme në Lindjen e Mesme që kanë marrëveshje paqeje me Izraelin.

Qëndrimi i Ligës Arabe

Të dielen pasdite për ofensivën tokësore u prononcua sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, Amri Musa (Amre Moussa). Ai dënoi ashpër ndër të tjera deklaratat nga Evropa:

Amre Moussa, Generalsekretär der Arabischen Liga

Sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, Amri Musa

"Pranimi i gjendjes aktuale nuk është opcion arab. Opcion është që ne të kundërshtojmë me vendosmëri sulmet. Duke marrë parasysh faktin që ka shumë civilë viktima është e papranueshme që ne thjeshtë të bëjmë sehir. Ne duhet të ballafaqohemi me gjendjen e re të krijuar, pasi që një grup nga i cili nuk e prisnim, të dalë me qëndrimin se ky aksion është një aksion mbrojtës". Kur thotë 'një grup' Musa e ka fjalën për disa politikanë të Bashkimit Evropian, të cilët e quajtën ndërhyrjen izraelite si masë vetmbrojtjeje. Pas fillimit të ofensivës tokësore edhe qeveria izraelite pat deklaruar se veprimet e njësive ushtarake janë një aksion mbrojtës.

Bombardimet në jugun e Gazës

Ndërkohë lufta e Rripit të Gazës po i afrohet gjithnjë e më shumë kufirit egjiptian. Siç njoftuan disa kanale televizive arabe që nga e shtuna (3.1.) jugu i Rripit të Gazës po vëzhgohet nga avionë të vegjël pa pilot. Ata po fluturojnë edhe mbi rajonin kufitar të Sinait. Një reporter i El-Xhazirës (Al Dschasira) i cili raporton nga pikëkalimi kufitar egjiptian, Rafah, tha se gumëzhima e këtyre avionëve dëgjohet pandërprerë, poashtu edhe zhurma e avionëve lufatarakë dhe e zjarrit të artilerisë të ushtrisë izraelite.

Bombardimet në jug po e bëjnë siç duket të pamundur që ndihmat humanitare dhe medikamentet të arrijnë në Rripin e Gazës si dhe njerëzit e plagosur të transportohen për në Egjipt. Në Rafah, sipas informacioneve të kanalit të parë televiziv gjerman ARD, qindra forca speciale të policisë egjiptiane po i pengojnë protestat. Po ashtu edhe në Kairo të dielen nuk pati përleshje mes policisë dhe demonstruesve.

  • Data 05.01.2009
  • Autor Peter Steffe
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GSHP
  • Data 05.01.2009
  • Autor Peter Steffe
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GSHP