1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Lideri i opozitës Nikoliç president i ri i Serbisë

Në mënyrë krejt të papritur Serbia është bërë me një president të ri. Presidenti në detyrë prej shumë vitesh Tadiç humbi të dielën në zgjedhjet e balotazhit. Fitimtari është lideri i opozitës serbe Tomislav Nikoliç.

Në balotazhin e zhvilluar ditën e dielë (20.05) në Serbi për një president të ri, kandidati nacionalist Tomislav Nikoliç fitoi ndaj rivalit të tij, presidentit ende në detyrë dhe pro europian Boris Tadië. Sipas qendrës për zgjedhjet e lira dhe demokraci në Beograd, rezultatet paraprake tregojnë se Nikoliç ka fituar 49, 4 për qind të votave, ndërsa Tadic 47,4 për qind. Konfirmimi zyrtar i rezultateve pritet këtë të hënë.

Pjesëmarrje e ulët në votime

Në raundin e dyte të votimeve pjesëmarrja e votuesve ishte e ulët, 41 për qind ose më pak se gjysma e 6,8 milionë votuesve. Në fjalën e tij para simpatizantëve të partisë, Nikoliç tha se "Serbia nuk do të devijojë nga rruga evropiane", dhe se "nuk do ta braktisë popullin e saj në Kosovë dhe Metohi".
54 vjeçari Boris Tadiç ndërkohë e ka uruar kundërshtarin 60 vjeçar për fitoren e tij. "E urova Nikoliçin i cili do ketë me siguri një detyrë të vështirë. Nuk jam i zhgënjyer, kaluam kohë shumë të vështira", u shpreh Tadiç. Pasi theksoi se ka bërë mjaft për të fituar, ai u tha zgjedhësve të tij se nuk do ta pranojë postin e kryeministrit të vendit.

DW.COM