1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Licencat e naftës dhe festat me kokainë - Korrupsioni në BP dhe Ministrinë e Brendshme të SHBA-së

Autoriteti amerikan për kontrollin e shpimeve në det ristrukturohet. Detyrat e tij i marrin përsipër tre institucione të pavarura. Kjo është mënyra për të përjashtuar lejet e nxituara për shpime dhe kontrollet formale.

default

Nxjerrja e naftës në Gjirin e Meksikës

Shkurtimi i Uashingtonit për korrupsionin dhe nepotizmin përbëhet nga tri shkronja dhe quhet MMS shkurt për: "The Minerals Management Service."

Nepotizmi bashkëshkaktar i katastrofës më të madhe të naftës

Administrata për mineralogjinë, pra sektori i Ministrisë së Brendshme, që jep licencat për shpimet e naftës. Nepotizmi i pashëmbullt i kësaj administrate me industrinë minerare është bashkëshkaktar i katastrofës më të madhe të naftës në historinë e SHBA-së.

Ölverschmutzung Korallen Riff Golf von Mexiko

Deti i ndotur nga nafta

Në asnjë sektor tjetër kontrollues të një ministrie në SHBA industria nuk ka depërtuar në këtë masë. Kjo është një trashëgimi e kohës së ish presidentit Bush. Ky skandal është i njohur prej më shumë se dhjetë vjetësh, por vetëm tri javë më parë, pasi në Gjirin e Meksikës shpërtheu platforma e naftës Deepwater Horizon, Presidenti Obama gjeti fjalët e duhura.

"Prej shumë kohësh, prej një dhjetëvjeçari e më shumë, ekziston një lidhje shumë miqësore ndërmjet koncerneve të naftës dhe autoriteteve federale amerikane, që u japin atyre licencat për shpim."

Kjo marrëdhënie ka qenë biles aq e rehatshme, saqë disa punonës të koncerneve shtriheshin si të thuash nën një jorgan me ato të ministrisë, siç u tha tekstualist në televizionin CNN.

Obama / USA / Ölpest

Presidenti Barack Obama, para gazetarëve në Venice, pas katastrofës

"Disa nga kontrollorët kishin tekstualisht "Sex and Drugs and Rock'n'Roll" me përfaqësuesit e koncerneve të naftës, që në fakt kishin për detyrë t'i kontrollonin ato."

Këto marrëdhënie kishin tërhequr vemendjen në shtyp, përpara se Barak Obama të bëhej president. Ka patur një raport investigues, nga i cili reporteri i radios NPR citon:

"Sipas raportit disa punonjës kishin raporte seksuale me përfaqësuesit e industrisë energjitike dhe konsumonin drogë së bashku me to."

Duke patur parasysh festat e shthurura me kokainë dhe marihuana raporti konkludonte:

"Ka ardhur koha për një ndërrim."

Por nuk u ndërrua askush.

Vetëm tani, pasi Gjiri i Meksikës është i rrezikuar nga nafta, bëhen disa ndryshime në krye të koncernit. Papritur ministri i Brendshëm i SHBA-së Ken Salazar konstaton publikisht.

ÖlTeppich Ölleck Kampf gegen Ölpest NO-FLASH

Lufta kundër katastrofës së naftës

"Janë disa fruta të kalbura në adminstratën e MMS."

Një nëpunës i lartë, përgjegjës për licencat, i cili prej 13 vjetësh jep lejet për shpime në Gjirin e Meksikës, paraqiti me e-mail kërkesën për të dalë para kohe në pension. Jo vetëm nën qeverinë e Bushit, por edhe nën Barack Obamën deri tani janë dhenë leje për të kryer shpime, pa bërë kontrollet e mjaftueshme. Këtë e konstaton senati amerikan.

"Shoqëritë e naftës si BP i kanë nxjerrë vetë vërtetimet, nëse masat e sigurisë në platformat e tyre janë plotësisht të mjaftueshme."

Ata nuk kishin nevojë as të paraqisnin ekpertiza sa për sy e faqe, për të kënaqur kontrollorët e shtetit. Edhe në rastin, kur BP nga platforma Deepwater Horizon bëri shpimin më të thellë në botë, me më shumë se 9000 metër në thellësi të detit, kontrollorët nuk pyetën, në se koncerni kishte paraqitur plane për rastet emergjente, të cilat merrej me mend se do të ishin pa dyshim relativisht të rënda.

Ölpest Öl Golf von Mexiko Obama

"Autoriteti amerikan për kontrollin e shpimeve është fundja burim fitimi për qeverinë. Rreth 13 miliardë dollarë amerikanë përfiton ministria çdo vit nga licencat e shpimit të naftës."

Duke patur parasysh arkat bosh të shtetit, nuk iu pre rruga këtij burimi të ardhurash. Kështu ekspertizat, që kishin rezerva ndaj shpimeve liheshin menjanë dhe kështu ndodhi edhe në rastin e Deepwater Horizon. Presidenti amerikan Barack Obama tha:

"Kjo nuk duhet të ndodhë një herë tjetër."

Autoriteti amerikan për kontrollin e shpimeve tani do të ndahet.

Ato që kontrollojnë masat e sigurisë, në të ardhmen nuk do të shpërndajnë më licenca për të evituar konfliktet e interesit. Por pa një ekip krejtësisht të ri me një drejtues të ri në krye nuk do të ketë fillim të ri.

Autor: Ralf Sina/Mimoza Kelmendi

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 21.05.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NTYQ
  • Data 21.05.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NTYQ