1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Libia përfshihet sërish nga trazirat

Që nga dita e premte (16.05.2014) një ish-gjeneral në Libi ka ndërmarrë me kokën e vet operacione ushtarake kundër brigadave radikale islamike.

Në lagje të ndryshme të Tripolit deri natën vonë ka pasur luftime, kryesisht në jug, ku milicët luftojnë kundër njëri-tjetrit. Godina e një televizioni u prek nga një predhë. Askush nuk u plagos, por pati vetëm dëme materiale. Bilanci i konfrontimeve është të paktën dy të vdekur dhe mbi 50 të plagosur. Në kuartierin qeveritar, ku të dielën (18.05.2014) u sulmua selia e parlamentit të përkohshëm nga njësi të armatosura të milicëve me influencë sintan, gjendja po qetësohet. Menjëherë pas sulmit koloneli Khalifa Fernana, i cili e paraqiti veten si zëdhënësin e ushtrisë së rregullt të vendit dhe aleat të milicëve të revolucionit, vuri në dukje, se Kongresi Kombëtar është suspenduar: "Ne shpallim si të përfunduar çdo aktivitet të parlamentit të përkohshëm si organ legjislativ. Asambleja Kushtetuese do të marrë përsipër përkohësisht detyrat e legjislativit deri në zgjedhjen e një parlamenti të ri. Përveç kësaj ajo do të mbikqyrë qeverinë e tranzicionit, si dhe organizimin e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale duke bashkëpunuar me Komisionin e Zgjedhjeve."

Libyen Tripolis Angriff auf das Parlamentsgebäude 18.5.2014

Sulmi ndaj selisë së parlamentit (18.05.2014)

Po gjatë natës presidenti i parlamentit Nuri Abu Sahmein, i cili i përket vëllazërisë islamiste të myslimanëve, u shpreh për një puç të trupave nga gjenerali Khalifa Hafter. Hafter ka luftuar gjatë revoltës në 2011 në krah të rebelëve. Në vitet 80-të ai kishte nën komandë një njësi të Gadafit, por më pas u arratis në SHBA. Kur nisi revolta kundër sundimtarit të Libisë Muamar al Gadafi, ai u kthye në atdhe. Të dielën (18.05.2014) Hafter deklaroi para gazetarëve, që aksioni ushtarak në qytetin bregdetar të Libisë, Benghazi dhe në Tripoli, nuk është grusht shtetit, por një veprim ushtarak, që mbëhstetet nga masa e gjerë e popullsisë: "Legjitimitetin ne e kemi nga populli, që ua ka hequr legjitimitetin të tjerëve. Ajo që ne përfaqësojmë, s'është gjë tjetër veçse mendimi i përhapur në popull. Populli e ka tërhequr mandatin e vet për Kongresin Kombëtar duke e anulluar atë, kësisoj ata nuk janë më të legjtiimuar, për të përfaqësuar popullin."

Libyen Pressekonferenz Khalifa Haftar 17.05.2014

Ish-gjenerali Khalifa Haftar

Anëtarët e Kongresit Kombëtar të nxitur nga islamistët ishin shprehur për shtyrjen e mandatit të deputetëve. Anëtarët e vëllazërisë myslimane, që finncohet prej emiratit të Gjirit Persik, Katar, druajnë, se me zgjedhjet e reja Kongresi Kombëtar mund të humbasë influencën. Fillimisht parlamenti i përkohshëm duhej të rikonfigurohej përmes votës në fillim të shkurtit. Por ndërsa qysh në fund të vitit të kaluar dukej, se afati i zgjedhjeve po shtyhej për një afat të pacaktuar, mijëra libianë dolën në protesta nëpër rrugë. Tani gjenerali Khalifa Hafter bashkë me ushtrinë kombëtare libiane dhe milicët aleatë, siç i quan ai, vuri armët në përdorim. Në Benghazi në fundjavë trupat e Hafterit iu kundërvunë Ansar al Sharia dhe grupimeve të tjera ekstremiste islamiste. Gjatë shkëmbimeve të zjarrit pati 80 të vdekur. Të dielën ata sulmuan edhe parlamentin në Tripoli. Sipas Hafter, qëllimi i kësaj ofensive është të dëbohen islamistët në lindje të vendit dhe t'u hiqet e drejta e verpimit drejtuesve të tyre politik në Kongresin Kombëtar. Ndonëse nuk ka dëshmi, nuk përjashtohet mundësia, që Arabia Saudite ta ketë financuar këtë operacion ushtarak të gjeneralit Hafter dhe njerëzve të tij në Libi. Katar dhe Arabia Saudite para disa muajsh patën konflikt mes tyre në Këshillin Kooperues të Gjirit Persik. Ndërsa emirati Katar mbështet financiarisht vëllarëzinë myslimane, duket se Arabia Saudite do ta ndalojë këtë me çdo kusht.