1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Libi: Biri i Gadafit paralajmëron për rrezikun e luftës civile

Në Libi po zgjerohen protestat kundër regjimit të Muamar al Gadafit. Një djalë i kryetarit të shtetit ka premtuar reforma, por në të njëjtën kohë ai ka paralajmëruar për rrezikun e një lufte civile.

Seif el Islam (djathtas) në bisedë me Ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Joshka Fisher, shtator 2000

Seif el Islam (djathtas) në bisedë me Ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Joshka Fisher, shtator 2000

Natën duke u gdhirë e hënë (21.2.) ngjarjet në Libi u rrokullisën. Në televizionin shtetëtor i biri i Muamar al Gadafit - Seif el Islam – paralajmëroi bashkatdhetarët e tij nga rreziku i një lufte civile. Kundërshtarët e regjimit kanë vënë nën kontrollin e tyre disa baza ushtarake dhe armatim. Shifrat e libianëve të vrarëve ditët e fundit ai i quajti një ekzagjerim të mediave të huaja. Nuk janë 200, por vetëm 84 njerëz janë vrarë, tha ai tekstualisht.

Seif el Islami bëri të ditur se ditët e ardhshme do të ketë reforma historike. Ai tha se ekziston gatishmëri për të folur për disa pika të kushtetutës dhe për të shfuqizuar kufizimet. Ai nuk përmendi se cilat me saktësi. Ai theksoi se forcat e armatosura do të vazhdojnë të qëndrojnë përkrah babait të tij.

Se ku ndodhet Muamar al Gadafi, është e paqartë. Një diplomat i lartë libian tha për stacionet televizive arabe se udhëheqësi i revolucionit nuk gjendet më brenda vendit. Ai është arratisur në drejtim të Venezuelës.

Të dhënat nuk mund të konfirmohen nga vëzhgues të pavarur

Ndërkohë në mbrëmje (20.2.), krahas përleshjeve në Bengazi pati përleshje të dhunshme edhe në kryeqytetin Tripoli. Pasi forcat e sigurisë fillimisht mundën të shpërndanin protestat, dhuna duket se ka shkallëzuar. Disa media arabe njoftuan për luftimeve të ashpra në qendër të Tripolit. Janë dëgjuar të shtëna mitralozi, në pjesë të ndryshme të qytetit janë djegur ndërtesa.

Si njoftoi më tej kanali televiziv arab Al Arabia, njësitë e ushtrisë kanë kaluar në anën e demonstruesve. Edhe forcat speciale të policisë në Bengazi kishin kaluar në anën e demonstruesve, që kur u bë e njohur se Gadafi ka thirrur mercenarë nga vende të e tjera afrikane, të cilët bëjnë me kuptimin e vërtetë të fjalës gjueti ndaj demonstruesve libianë.

Ushtarë libianë gjatë një parade në vitin 2009

Ushtarë libianë gjatë një parade në vitin 2009

Zëdhënësi i njërit prej fiseve më të mëdha të Libisë kërcënoi në mbrëmje Gadafin se në qoftë se brenda 24 orëve nuk përfundojnë betejat e përgjakshme, fisi i tij do të ndërpresë furnizimin me naftë. Ndërsa një fis tjetër bëri të ditur se do t'i japë fund lojalitetit ndaj Gadafit, për shkak të përshkallëzimit të dhunës. Fisi është bashkuar tashmë me lëvizjen e rezistencës. "Ne jemi në anën e demonstruesve," u tha në qarqet fisnore. Klani Warfala ka një milion anëtarë dhe përbën rreth një të gjashtën e popullsisë.

Libia kërcënon me mospengim të refugjatëve

Këto informacione nuk mund të kontrollohen, pasi momentalisht në rajonet e krizës në Libi nuk ka vëzhgues të pavarur. Të dielën (20.2.) Libia ka kërcënuar se nuk do të ndihmojë në pengimin e refugjatëve të tjerë nga Afrika, që përqiqen të shkojnë në Evropë. Në qoftë se Bashkimi Evropian vazhdon të inkurajojë demonstrues pro-demokracisë, Libia do t'i japë fund bashkëpunimiit në çështjen e refugjatëve. Siç njoftoi agjencia e lajmeve Reuters të dielën (20.2.), kjo i është bërë shumë e qartë ambasadorit hungarez në Tripoli.

Pavarësisht nga ky kërcënim i qartë i diplomatëve libianë, Ministrja e Jashtme e BE, Catherine Ashton bëri thirrje për dhënien fund të dhunës. Duhet të fillojë një dialog, u tha ajo gazetarëve.

Autor: Peter Steffe/Angjelina Verbica

Redaktoi: Auron Dodi

DW.COM

  • Data 21.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10LAb
  • Data 21.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10LAb