1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Liberalizimi i vizave

Ç'mendojnë qytetarët e Shqipërisë për mospërfshirjen e Shqipërisë në grupin e vendeve përfituese

default

Vizë për hyrje në Bashkimin Evropian

Qytetarët e Tiranës i shohin në këndvështrime të ndryshme përfitimet dhe dobinë nga heqja e vizave për të udhëtuar në vendet e BE-së. Por të gjithë janë të një mendimi se Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet që të meritojë liberalizimin e vizave siç ndodhi me tre vendet e saj fqinje: Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë, për të cilat Komisioni Evropian propozoi javën e kaluar liberalizimin e vizave me BE-në.


Vangjeli, veteriner në Tiranë, e sheh liberalizimin e vizave si një çështje që u intereson gjithë qytetarëve të Shqipërisë. "Nuk është thjesht për të udhëtuar në vendet e BE-së, për argëtim, por edhe për çështje jetësore. Njeriu ka nevojë të takojë të afërm, miq, kolegë, që jetojnë në këto vende. Është edhe çështje kulturore. Njeriu ka nevojë të shikojë, të njohë kulturat e tjera. Ka sot shumë njerëz, që nuk i njohin territoret jashtë Shqipërisë. Ashtu si kishte para 20, 30 apo 35 vitesh qytetarë të Shqipërise që nuk kishin ardhur kurrë në Tiranë apo nuk kishin parë kurrë detin, që e përfytyronin nga librat e shkollës."


Për Siborën, 24 vjeçare, shitëse në një nga libraritë e Tiranës, liberalizim i vizave, do të thotë të shpëtosh nga proceduarat e gjata që kërkojnë zyrat konsullore të amabsadave në Tiranë të vendeve të BE-së. "Janë shumë procedura, është ankthi se çfarë përgjigje do të marrësh, a ia vlen apo jo të aplikosh nëse të refuzohet kërkesa. Deri tani nuk kam dalë asnjëherë jashtë Shqipërisë."


Për Albanën liberalizimi i vizave do të thotë dritë e gjelbër për të tentuar të studiosh në një nga uniuversitetet e vendeve të BE-së. "Kam dashur gjithmonë të shkoj në Itrali që të kryej atje studimete larta. Por nuk kam mundur të marr vizë." - thotë ajo.


Edhe Marinela, tani studente në Universitetin Evropian të Tiranës, kishte dëshiruar shumë të studionte në Angli. "Doja të shkoja atje si studente, por Ambasada Britanike në Tiraën më refuzoi vizën. Të gjitha dokumentet i kisha në rregull. Thjesht nuk besonin që do të shkoja për studime dhe jo për të punuar. Ma refuzuan dy herë dhe pastaj hoqa dorë." - thotë ajo.


Dokumentet e Marinelës si të gjithë qytetarëve të Shqipërisë nuk kishin standardet europiane të sigurisë. Pasaporta e saj nuk është biometrike. Për Vangjelin, kjo përbën shkakun kryesor të mospërfshirjes së Shqipërisë në grupin e parë të vendeve të Ballkaniot Perëndimor, për të cilat BE-ja do të heqë vizat. "Për të hyrë në shtëpinë e tjetrit duhet të plotësosh disa kushte. Nuk mund të hysh sepse do ti. Përpjekjet që ka bërë qeveria deri tani për pajisjen me pasaporeta biometrike të shtetasve shqipatarë lënë shume për të dëshiruar. Shqipëria do të kishte hyrë në grupin e parë nëse qeveria do të kishte bërë më shumë përpjekje për të mos e vonuar zbatimin e këtij kushti të BE-së."


Por pasaportat biometrike nuk janë i vetmi kusht. Një luftë më e suksesshme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit janë kushtet e tjera që Komisioni Evropian kërkon nga Shqipëria për të bëjë një propozim të ri për atë aty nga mesi i vitit 2010. Vangjeli thotë se edhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ka fakte që flasin për përpjekje të pamjaftueshme.


"Në Shqipëri u ekzekuatua një deputet. Ende nuk dihen shkaqet dhe autorët e krimit. Duket e pabesueshme, absurde. A e kanë pyetur ndonjëherë veten pushtetarët shqiptarë pse Serbia, që ka ende kriminelë lufte pa dorëzuar, do të gëzojë më parë se Shqipëria liberalizimin e vizave me vendet e BE-së? Ka prokurorë, gjykatës, qeveritarë, që akuzohen për korupsion. Mund të jenë të pafajshëm, por asnjëri nuk jep dorëheqjen deri sa drejtësia t'u japë pafajësinë."


Pajisja e qytetarëve më pasaporta biometrike, plotësimi i kërkesave të BE-së për liberalizimin e vizave përbën një nga prioritetet kryesore të qeverisë së re Berisha-Meta, që do të formohet javët e ardhshme në Tiranë.

Autor: Ani Ruci

Redaktoi: Elert Ajazaj

  • Data 25.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IxMJ
  • Data 25.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IxMJ