1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Liberalizimi i vizave: Shqipëria dhe përvoja e rajonit

Shqipëria pret shqyrtimin e procesit të liberalizimit të vizave nga Brukseli. Lëvizja Europiane Shqiptare, fondacioni gjerman "Friedrich Ebert" dhe Ministria e Jashtme organizuan për këtë një tryezë rajonale.

default

Qytetarët serbë e maqedonas udhëtojnë që nga dhjetori 2009 pa vizë në zonën e Shengenit

Shqipëria dhe Bosnja do ta fitojnë lëvizjen pa viza. Për këtë shprehet plotësisht e bindur, Aleksandra Stiglmayer nga Iniciativa për Stabilitet Europian me qendër në Bruksel.

Alexandra Stiglmayer Brüssel

Aleksandra Stiglmayer nga Iniciativa për Stabilitet Europian, Bruksel

“Sepse vendimi për këtë është marrë shumë më herët dy vjet më parë kur Komisioni dhe Bashkimi Europian kanë thënë, po ju do të udhëtoni pa viza në zonën Schengen të BE pasi të keni realizuar kushtet që parashikohen në udhëzuesin përkatës. Pra vendimi politik është marrë. Është shumë pozitive mendoj që situata e padëshiruar që shoqëroi procesin e liberalizmit të vizave për tre vendet e rajonit që e nisën zbatimin gjatë krishtlindjeve të kaluara tashmë duket e kapërcyer."

Stiglmayer vëren sukseset e bashkëpunimit mes autoriteteve belge dhe atyre nga Serbia e Maqedonia, me të cilat u bë e mundur që njerëzit të ndërgjegjësoheshin se ishte fjala për lëvizje të lirë dhe jo për të bërë kërkesa për azil apo për të gjetur punë. Kjo vlen shumë dhe për rastin e Shqipërisë, të Bosnjës apo dhe të Kosovës kur të vijë koha, ka thënë Stiglmayer: " Është momenti për të provuar gatishmërinë konkrete të vendeve të rajonit se sa ato janë në gjëndje të bashkëpunojnë mes tyre dhe me BE, si një e tërë. Po ti kthehem rastit më të fundit të kooperimit mes autoriteve belge dhe atyre serbe e maqedonase ishte vërtet i shkëlqyer”.

Ekfetet e fushatës së sensibilizimit të opinionit

Gjatë diskutimit pati ndërhyrje dhe nga vendet e rajonit, të cilat e kanë nisur pak më herët procesin e liberalizmit të vizave. Sanja Kostovska, nga Qëndra për kërkime dhe politikbërje në Shkup u shpreh për Dë se konstatonte me kënaqësi që qeveritë e Shqipërisë e të Bosnjës po i paraprijnë me një fushatë të gjërë sensibiliteti e propagande në rradhët e publikut. Sipas saj në Maqedoni, kjo nuk u realizua në masën e duhur, ndaj dhe duket se gjetën terren në fillimet e procesit dhe abuzimet dhe përdorimet për qëllime fitimi nga grupe të caktuara të interesit.

Sanja Kostovska Skopje Mazedonien

Sanja Kostovska, Qëndra për kërkime dhe politikbërje, Shkup

“Nuk ka momentalisht asnjë problem, apo impakt negativ që mund ta cënojë këtë marrëdhënie të re mes Maqedonisë dhe Bashkimit Europian. Është shumë e rëndësishme që akti i lëvizjes së lirë të mos frenojë ose ngadalësojë etapat për procesin e integrimit të plotë të vendit në BE. Kjo i vlen më shumë qytetarëve dhe vendeve tona të rajonit për një perspektivë të sigurtë dhe me më shumë mirëqënie”, tha Kostovska për Dë.

Procesi i liberalizimit të vizave gjatë diskutimit në tryezë u pa më shumë si një përfitim për qytetarët, duke kritikuar dhe raste të përdorimit të këtij aspekti nga politika. Nëse ndërmerren dhe realizohen reforma, kjo bëhet jo se kështu e kërkon Brukseli. Reformat në rradhë të parë kanë impakt të drejtëpërdrejtë tek qytetarët e vendeve të rajonit, ishte deviza e diskutimit të zhvilluar në Tiranë.

Autor: Arben Muka

Redaktoi: Lindita Arapi

  • Data 03.04.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MmYD
  • Data 03.04.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MmYD