1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Liberalizimi i vizave "hap historik" për Shqipërinë dhe Bosnjën

Ministrat e brendshёm tё vendeve tё BE-sё, vendosёn sot nё Bruksel pёr heqjen e vizave per shtetasit e Shqipёrisё dhe Bosnjë-Hercegovinёs.

default

Cecilia Malmström bëri të ditur lajmin e mirë

Vendimi i ministrave tё brendshёm tё vendeve anёtare tё Bashkimit Evropian u mor njёzёri. Prej tij pёrfitojnё shtetasit me pasaporta biometrike pёr kohё qёndrimi deri nё tre muaj, ndërsa vendimi pritet tё hyjё nё fuqi nё mes tё dhjetorit.

"Vendimi i sotёm i Kёshillit tё ministrave tё brendshёm tё Bashkimit Evropian ёshtё vёrtet njё vendim historik pёr popujt e Bosnjёs dhe tё Shqipёrisё. Ështё njё sinjal shumё i rёndёsishёm politik, por nё terma konkretё ai bёn tё mundur pёr popujt e kёtyre dy vendeve, qё tё udhёtojnё pёr tre muaj pa viza nё Evropё. Kjo ёshtё njё mёnyrё pёr t’i afruar njerёzit me njёri-tjetrin, pёr tё zgjeruar kontaktet mes tyre, por prej kёsaj pёrfitojnё edhe biznesi dhe forma tё tjera shkёmbimi. Shpresoj qё ky vendim tё hyjё nё fuqi para krishtlindjeve, qё njerёzit tё mund tё vizitojnё shokёt dhe familjet pёr krishtlindje pa nevojёn pёr vizё", theksoi në hapje tё konferencёs pёr shtyp komisarja e Bashkimit Evropian pёr çёshtjet e brendshme Cecilia Malmström.

Vendimi futet në fuqi në mes të dhjetorit

EU Gruppenbild Innen- und Außenministerrat der EU Brüssel

Ministri i brendshëm shqiptar Lulzim Basha në fotografinë në grup gjatë këshillit të ministrave të brendshëm dhe atyre të drejtësisë në Bruksel.

I pranishёm nё takim ishte edhe ministri i Brendshёm i Shqipёrisё Lulzim Basha. Pёr sa i takon datёs sё hyrjes nё fuqi, nё dokumentin e miratuar thuhet: "ditёn pas asaj tё publikimit nё Fletoren Zyrtare tё Bashkimit Evropian". Kjo pritet tё jetё nё mes tё dhjetorit tё kёtij viti. Vendimi shoqёrohet nga ngritja e njё mekanizmi vёzhgues pёr ecurinё e reformave nё vendet pёrfituese. Ai parashikon gjithashtu marrёveshje tё konsultimit tё shpejtё me tё gjitha vendet e Ballkanit Perёndimor, pёr tё reaguar nё mёnyrёn mё tё mirё tё mundshme ndaj vёshtirёsive specifike qё mund tё shfaqen mё pas. Gjendja do tё verifikohet nё bazё gjashtёmujore.

„Sikurse shpjegoi edhe kryetari i radhёs me heqjen e regjimit tё vizave lidhen edhe pёrgjegjёsi pёr tё dy partnerёt. Pёr kёtё arsye kemi ngritur njё mekanizёm vёzhgimi, jo vetёm pёr kёto dy vende, po pёr gjithё Ballkanin Perёndimor, pra pёr tё gjitha vendet e pёrfshira nё procesin e liberalizimit tё vizave. Do tё kryhet njё monitorim i kujdesshёm pёr tё garantuar, qё nuk do tё ketё abuzime. Komisioni i kushton kёsaj rёndёsi tё veçantё kёsaj, prandaj do tё punojmё ngushtё me autoritetet e shteteve tё prekura, nё mёnyrё qё shtetasit e kёtyre vendeve tё marrin informacione tё sakta dhe tё mos ketё abuzime", tha Malmström.

EU Einreise Visum

Pa viza duke filluar nga dhjetori

Shqipёria dhe Bosnje Hercegovina i bashkohen kështu Maqedonisё, Malit tё Zi dhe Serbisё, tё cilat pёrfituan nga vendimi pёr njё regjim pa viza qё mё 19 dhjetor 2009. Kosova mbetet tani vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor qytetarët e të cilës edhe më tej duhet të kenë viza për të udhëtuar në vendet e evropiane.

Autor: Elert Ajazaj

Redaktoi: Bahri Cani

DW.COM

  • Data 08.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Q1jn
  • Data 08.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Q1jn