Liberalët kërkojnë fillim të ri me Röslerin | Gjermania | DW | 14.05.2011
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Liberalët kërkojnë fillim të ri me Röslerin

Demokratët e Lirë gjermanë (FDP) kanë vazhduar këtë të shtunë kongresin e tyre federal. Kryetari i ri i partisë Philipp Rösler në një fjalim parimor, mbrojti punën e koalicionit të kristiandemokratëve dhe liberalëve.

Kryetari i ri i Partisë së demokratëve të lirë, Philipp Rösler dhe Guido Westerwelle

Kryetari i ri i Partisë së demokratëve të lirë, Philipp Rösler dhe Guido Westerwelle

"Njerëzit në Gjermani sot janë në një gjendje më të mirë se në kohën e koalicionit të madh," tha Rösler, i cili merr postin e zëvendëskancelarit gjerman të mbajtur nga ministri i Jashtëm, Guido Westerwelle. Rösler falënderoi për punën e bërë. Në fjalimin e tij në pjesën për Evropën, Rösler kritikoi vendosjen e kontrolleve në kufij nga Danimarka, duke e cilësuar atë "një relike" të kohëve të shkuara. Në sondazhe partia liberale gjendet aktualisht në kufirin 5%. Kryetari i ri, Rösler u shpreh optimisht për tër ardhmen e liberalëve. "Do t'ia dalim të rifitojmë besimin. Jo sot me nesër, por me durim dhe vendosmëri për kauzën, pasi njerëzit duan nga ne para së gjithash rezultate." Në zgjedhjet për parlamentin federal në vitin 2009 liberalët morën 14,6% të votave.

Kongresi i liberalëve demokratë gjermanë në Rostok

Kongresi i liberalëve demokratë gjermanë në Rostok

Dje, në fjalën e tij të fundit si kryetar i partisë liberale (FDP), ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle bëri një bilanc vetëkritik të punës së tij dhjetëvjeçare në krye të partisë. "Kush drejton një parti për një kohë kaq të gjatë, bën edhe gabime," tha Westerwelle në kongresin federal të partisë në Rostock. Më shumë gjëra janë bërë mirë sesa janë bërë gabim, tha Westerwelle para rreth 600 delegatëve. Westerwelle pati njoftuar në fillim të prillit largimin nga kreu i partisë pas disfatës së liberalëve në zgjedhjet për parlamentet e disa landeve dhe vlerave të ulëta në sondazhe. Westerwelle tha se nuk do të ndërhyjë në punën e pasuesit të tij në detyrë. Një pjesë e bazës së partisë kërkojnë zëvendësimin e Westerwelle në postin e ministrit të Jashtëm, pasi e bëjnë përgjëgjës për krizën në parti. Por sekretari i përgjithshëm i FDP-së Christian Lindner e refuzoi kërkesën: "Guido Westerwelle do të vazhdojë të drejtojë Ministrinë e Jashtme, pasi ai ka marrë vendime të rëndësishme në kohë të vështira. Ai është një ministër i Jashtëm i suksesshëm dhe për këtë arsye ne duam të bashkëpunojmë edhe më tej me të në këtë funksion."

Kongresi i liberalëve demokratë gjermanë në Rostok

Kongresi i liberalëve demokratë gjermanë në Rostok

Rreth 600 delegatët votojnë edhe për ekipin e ri drejtues të Röslerit, me të cilin ai do t'i nxjerrë liberalët nga kriza. Por në Rostok, FDP-ja do të marrë qëndrime të qarta për ndarjen nga energjia bërthamore, për shpëtimin e euros dhe për politikën në arsim.

Autor: Eliana Xhani/ Lindita Arapi

Redaktoi: Aida Cama