1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Liban : Dështon sërish zgjedhja e Presidentit

Grindjet mes partive rivale në Liban për zgjedhjen e një presidenti të ri nuk kanë të ndalur. Një përpjekje tjetër për ndërmjetësim e Sekretarit të Përgjithshëm të Ligës Arabe, Amri Musa, përfundoi të hënën pa sukses.

default

Demostratë për zgjedhjen e presidentit, Bejrut nëntor 2007

A thua sa shpesh gjatë muajve të kaluar Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe Amri Musa, ka udhëtuar për në Liban në përpjekjet e tij për ndërmjetësim? Mund të paramendohet se si edhe vetë Amri Musa, nuk e sheh më të përgjithshmen dhe nuk e di se çfarë po ndodh. Kjo për faktin se ekskursionet e tij të vogla gjithnjë e më të pakuptimta në Bejrut rrjedhin sipas një modeli të njëjtë: shumë spekulime për mundësinë e kompromiseve të pjesëshme në prag të takimeve dhe në fund ai kthehet gjithnjë me duarë bosh: si për të treguar pafuqinë legjendare të Ligës Arabe.

Trupat paqeruajtëse, Liban

Trupat paqeruajtëse, Liban

Edhe udhëtimi i tij i fundit në Bejrut përfundoi pas asnjë rezultat. Edhe pse qeveria dhe opozita ka kohë që në parim kanë rënë zyrtarisht në ujdi për një kandidat kompromisi, kjo është hera e 15-të në tre muajt e fundit, që dështon zgjedhja e presidentit në parlament. Të gjithë pjesëmarrësit në realitet janë të interesuar më shumë për pushtet sesa për plotësimin e këtij posti vakant. Opozita e mbështetur nga Siria dhe Irani kërkon në mënyrë kategorike një të drejtë vetoje në qeverinë e unitetit, që do të krijohet pastaj. Nga ana tjetër kampi qeveritar i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Arabia Saudite dhe Franca refuzon këtë kërkesë të opozitës po ashtu në mënyrë kategorike. Kështu që e nevojshme është gjetja e një zgjedhje parimore të këtij konflikti. Por një zgjidhje e tillë gjindet vështirë. Ajo dështon edhe në sistemin politik.

Rrugë në Bejrut

Rrugë në Bejrut

Ky sistem bazohet në pikëpamje të mira që pushteti të ndahet në mënyrë korrekte në mes të grupeve religjioze në vend. Por prapëseprapë strukturat politike klanore faktikisht qëndrojnë mbi interesat e përgjithshme libaneze dhe mosbesimi i ndërsjelltë kërkon mbështetjen e fuqive të jashtme me interesa vetjake konkuruese. Shumë libanezë ankohen se vendi i tyre është kthyer në arenë të interesave të jashtme. Ata nganjëherë harrojnë se për këtë duhet tua dinë për nder edhe liderëve të tyre, të cilët i sigurojnë pozitat e tyre në pushtet gjithmonë me mbështetjen e jashtme.

Kush shikon esëll nga ky vend mund të konkludojë se: Libani si vasal i ri i Sirisë apo pararojës iraniane në luftë kundër Izraelit do të përjetojë tragjedi të tjera si lufta e vitit 2006. Por duhet theksuar se ai nuk do të gjejë stabilitetin e duhur as si aleat besnik i politikës amerikane ndaj Lindjes së Mesme. Ky vend duhet të gjejë rrugën e vet, rrugën e neutralitetit në konfliktet rajonale. Përveç kësaj duhen krijuar kushtet për barazi sociale për popullatën shiite të lënë shumë pasdore.

Harta e Libanit

Harta e Libanit

Megjithatë shpresat që një gjë e tillë të ndodhë shpejt janë jorealiste si shpresat që Liga Aarabe të ketë së shpejti sukses në ndërmjetësimin e saj. Vetë politikanëve libanezë së fundi nuk ju ngutet që të zgjedhin krizën politike. Ata manovrojnë. Kjo është e rrezikshme dhe e papërgjegjshme. Asnjë prej rreth 30 sulmeve të kryera gjatë katër viteteve të kaluara nuk është zbardhur ende. Kohëve të fundit janë shpeshtuar rastet e dhunës në rrugë. Gjendja herdokur mund të dalë jashtë kontrolli.

  • Data 26.02.2008
  • Autor Rainer Solich
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DDX1
  • Data 26.02.2008
  • Autor Rainer Solich
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DDX1