1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Li Keqiang viziton Gjermaninë

Kryeministri i ri i Kinës Li Keqiang këto ditë viziton Gjermaninë. Ai do të kryesojë vendin me popullatën më të madhe në botë në 10 vitet e ardhshme. Gjatë vizitës në Gjermani do të preken shumë çështje.

default

Li Keqiang - kryeministri i Kinës

Stacioni i parë i vizitës (26.-27.05.2013) do të jetë kështjella Sanssouci në Potsdam, që është një shans i mirë për reflektime historike. Në kohën e ndërtimit të kështjellës me urdhërin e mbretit Friedrich, para 250 vitesh në kinë sundonte mbreti Qianlong nga dinastia Qing. Në atë kohë Kina ka shënuar shtrirjen më të madhe territoriale në histori.

Sot Kina është para Japonisë fuqia e dytë ekonomike në botë. Por pritet që Kina së shpejti të tejkalojë edhe SHBA-në në vendin e parë. Kina ka rezervat më të mëdha të devizave në botë me rreth tre bilionë euro. Gjermania është partneri më i rëndësishëm i saj tregtar nga Evropa. Në prag të vizitës së tij në Gjermani, kryeministri i ri Li Keqiang ka shkruar në gazetën "Die Zeit" (23.5.2013) një tekst për raportet gjermano-kineze. Në radhë të parë theksohen raportet ekonomike: këto dy vende kanë një shkëmbim tregtar prej 30 % të tregtisë së Kinës me Evropën. Investimet e Gjermanisë në Kinë janë rritur gjatë vitit 2012 për 28 %. Ndërsa Kina është investori i tretë më i madh në Gjermani. Kina përbën tregun më të madh për BMW-në.

Grindjet rreth temave të ndryshme

Mögliche Handelsbeschränkungen der EU für Importe aus China

Foto që tregon kufizimet tregtare të BE për importet nga Kina

Sebastian Heilmann është e mendimit se gjatë vizitës së kryeministrit kinez në Gjermani do të bëhet fjalë kryesisht për ekonomi. "Qëllimi është që raportet ekonomike të mbeten të hapura për bashkëpunim dhe që të mos ketë ndërhyrje nga Evropa", tha Heilmann. Kina mendon se Gjermania ka rolin më të rëndësishëm në luftën kundër ndërhyrjeve dhe masave të tjera që pamundësojnë tregtinë e lirë.

Në prag të vizitës është ashpërsuar grindja në raportet tregtare mes Kinës dhe BE-së dhe kjo do të jetë një prej temave kryesore gjatë vizitës. BE-ja ka nisur një varg procedurash për shkak të ndërhyrjeve kineze në ekonomi që kanë të bëjnë edhe me importimin e moduleve solare, teknikës së celularëve, grindjet rreth komunikacionit ajror etj. Eksperti Heilmann mendon se pala gjermane do të përpiqet t'i qetësojë gjakrat. Gjermania nuk ka kurrfarë interesi ekonomik të fillojë ndonjë luftë tregtare me Kinën, sepse shumë eksporte gjermane shkojnë pikërisht në këtë vend. Tekndosjet mund të çojnë deri tek një luftë mes ekonomive dhe tregtisë së jashtme. Evropianët duket se nuk kanë arritur ende të formulojnë politikën ndaj Kinës. Eksperti Eberhard Sandschneider thotë: "Evropa ka 28 politika ndaj Kinës. Secili vend anëtar i BE-së kaë një politikë të veçantë ndaj Kinës. Ndërkohë që edhe BE-ja përpiqet të hartojë një politikë të saj. Por Kina gjithnjë ka mundësinë që t''i përçajë evropianët, varësisht prej interesave që kanë vendet anëtare në Kinë."

EU-Sondergipfel

Angela Merkel

Takimi i Li Keqiang të dielën pasdite (26.5.2013) me kancelaren Angela Merkel nuk do të jetë i pari, sepse ata njihen edhe më parë. Gjatë vizitës së fundit të kancelares në Pekin, ajo është takuar edhe me Li Keqiang. Ndërsa pas zgjedhjes së tij në postin e kryeministrit, kancelarja Merkel ishte politikanja e parë nga jashtë që e ka uruare.

Raporte të mira mes kryeministrave

Liu Liqun, ekspert në Universitetin për gjuhë të huaja në Pekin thotë se raportet mes Mekel dhe Li mund të jenë edhe mëtë mira. Merkel ka lindur në vitin 1954 ndërsa Li në vitin 1955. Pra dallimi në moshë është shumë i vogël dhe besoj se ata më shpejt do të gjejnë një gjuhë të përbashkët, se sa me ish - kryministrin e Kinës Jiabao, i cili ka qenë më i moshuzar, mendon ai.

Stacioni i fundit gjatë vizitës në Berlin do të jetë takimi i kryeministrit të Kinës (27.5.) me ish kancelarin 94 - vjeçar Helmut Schmidt. Në prill ai ka shkruar një libër për Kinën me titull "Vizita e fundit."