1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Letra e dyshimtë në zyrën e Presidentit gjerman nuk kishte eksploziv

Zyra e Kriminalistikës i dha fund alarmit rreth një letre të dyshimtë drejtuar Presidentit Joachim Gauck. Sipas autoritetit, nga analiza e mbetjeve të letrës ka rezultuar se ajo nuk përmbante lëndë shpërthyese.

Letra e dyshimtë e cila u shpërthye në mënyrë të kontrolluar nga një njësi speciale e policisë, nuk ka pasur eksploziv, bëri të ditur Zyra gjermane e Kriminalistikës. Njoftimet në mediet gjermane se pluhuri që përmbante letra ishte lënda shumë shpërthyese HMDT, nuk u konfirmuan.

Letra i adresohej direkt Presidentit gjerman Joachim Gauck. Letra e dyshuar ishte gjetur fillimisht gjatë kontrolleve të postës dhe nuk ishte hapur.

Të dhëna për dërguesin e mundshëm të letrës ende nuk ka. Mbi rastin po heton Zyra e Kriminalistikës.

Në zyrën e Kancelares në nëntor 2010 ishte zbuluar dhe më pas asgjesuar një paketë me lëndë shpërthyese, e nisur nga Greqia. Paketa bombë i ishte drejtuar atëherë personalisht Kancelares Angela Merkel.