1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Letoni: Frikë nga fqinji i madh

Në manovrat e këtij viti marrin pjesë edhe ushtarë të NATO-s. Ata duhet t'u heqin frikën letonezëve nga fqinjët e superfuqishëm rusë.

Ushtria letoneze po stërvit forcat mbrojtëse të vendit, që të jenë gati në rast sulmi. Në manovër marrin pjesë dhe Valer Butans dhe Igor Belostockis. Igori dhe shoku i tij janë me prejardhje ruse, por të dy janë vullnetarë në forcat letoneze të mbrojtjes. Edhe gruaja e Igorit është këtu. Dhuna në Ukrainë dhe pozicionimi i Rusisë e ka shqetësuar çiftin.

Në manovrat e këtij viti marrin pjesë edhe ushtarë të NATO-s. Ata duhet t'u heqin frikën letonezëve nga fqinjët e superfuqishëm rusë. Pajisjet ushtarake janë në gjendje të mjerë: ushtria letoneze ka një nga buxhtetet më të vogla si anëtare e NATO-s.

Rusia pak e interesuar për Letoninë

"Ne mësojmë këtu, se si të mbrohemi bashkë me vëllezërit letonezë. Po stërvitemi se si të reagojmë nëse papritur sulmohemi ushtarakisht nga jashtë" - thotë Igori.

Me sulm ushtarak nga jashtë nënkuptohet ndonjë sulm nga Rusia fqinje. Igori dhe gruaja e tij letoneze Guna nuk besojnë se Moska mund të sulmojë, por duan të jenë të sigurtë."Rusia nuk është shumë e interesuar për Letoninë. Vendi ynë është shumë i vogël dhe ne nuk kemi burime minerare. Shpresoj të mos ketë luftë në Krime apo Lindje të Ukrainës. Unë thjesht dua të jetoj në paqe dhe të rris fëmjët e mi." - thotë Igori,

Sanksionet ekonomike ndaj Moskës

Në autostradën drejt Rusisë ndodhet moteli i Valerie Butans, shokut të Igorit. Kamionistët nga Rusia shpenzojnë shumë aty, prandaj Igori është kundër luftës dhe sanksioneve ekonomike ndaj Moskës. "Autostrada është si një venë gjaku. Kamionët përballojnë fluksin e mallrave drejt Rusisë. Një aksion ushtarak do ta ndalte të gjithë këtë. Kjo nuk do të kishte ndikim vetëm tek biznesi im, por tek te gjithë bizneset këtu rrotull. Ndërsa vendi do të vuante nga mungesa e mbledhjes së tatimeve."

Në Letoni, një ndër tre vetë ka paraardhës rusë. Ndërsa në qytetin e vogël Jekabpils, një ndër katër. Edhe sot shumë prej tyre i kanë mbetur besnikë Rusisë. Anton Abromovic, shok i Igorit dhe Valerit, është i shokuar që ata të dy janë pjesë e forcave mbrojtëse të Letonisë. Antoni mendon se "Moska duhet ta aneksojë Letoninë. Rusia është një vend i madh dhe bën atë që do"