1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Letërnjoftime të reja në Gjermani

Ato do të jenë jo vetëm më të sigurta ndaj falsifikimeve, por do të mundësojnë edhe hetimin më të madh të të dhënave të mbajtësve të tyre.

default

Duke filluar nga 1 nëntori në Gjermani do të hidhen në qarkullim letërnjoftimet e reja. Letërnjoftimi i deritanishëm kishte fotografinë e mbajtësit, adresën e tij dhe të dhënat personale.

Letërnjoftimi i ri ka madhësinë e një karte krediti, është pra edhe më i vogël se i deritanishmi, por një produkt teknologjie të lartë.

Letërnjoftimi i ri dhe i vjetri

Letërnjoftimi i ri dhe i vjetri

Veç të dhënave që përmbante edhe letërnjoftimi i deritanishëm, ky i riu përmban një chip, i cili mundëson transmetimin dhe identifikimin e të dhënave personale përmes internetit.

Shkaku pra pse po futet në përdorim letërnjoftimi i ri nuk është vetëm përparimi teknik, por edhe interesat ekonomike. Matthias Gärtner punonjës në Entin federal për Sigurinë dhe Teknikën e Informacionit sqaron: "Shteti natyrisht ka interes të madh që ekonomia gjermane të zhvillohet më tej dhe që ne të bëjmë pjesë në vendet kryesuese në sektorin e IT. Për këtë ne jemi ndër të parët që e bëjmë këtë lloj letërnjoftimi, se po nuk e bëmë ne mund ta bëjnë të tjerët dhe pastaj kemi në Gjermani standarde që ndoshta nuk na pëlqejnë."

Infografik Personalausweis 2010

Letërnjofimi i ri mjaft 'i lexueshëm' - frikë nga keqpërdorimi

Me letërnjoftimin e ri nuk ke më nevojë për pasword apo numra PIN. Mjafton që mbajtësi ta fusë letërnjoftimin në një lexues të posaçëm në kompjuter dhe të mbajë mend vetëm një PIN. Të dhënat e letërnjoftimit mund t'i lexojnë në të ardhmen vetëm autoritetet e shtetit, bankat apo dyqanet që marrin certifikatën përkatëse pranë autoriteteve gjermane.

Megjithatë shqetësimi se keqbërësit mund t'i vjedhin në internet të dhënat personale dhe t'i keqpëdorin vazhdon. Shumë ekspertë kompjuterash kanë zhvilluar teste prove dhe kanë arritur që t'i vjedhin të dhënat personale. Megjithatë problemi sipas ekspertëve nuk qëndron tek letërnjoftimi, por tek kompjuteri. Prandaj ata rekomandojnë përdorimin e programeve që të mbrojnë prej spiunazhit në web.

Për të pasur mundësi që të shfrytëzojnë mundësitë e identifikimit elektronik që ofron letërnjoftimi i ri, atë kanë të drejtë që ta kërkojnë edhe ata që nuk kanë nënshtetësinë gjermane. Për këtë grup personash është përgatitur një letërnjoftim i posaçëm.

Autor: Wolfgang Dick / Pandeli Pani

Redaktoi: Lindita Arapi

  • Data 29.10.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PrOh
  • Data 29.10.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PrOh