1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Leonarda Dibrani, "nuk kthehem në Francë pa familjen time"

Familja Dibrani kërkon rikthimin bashkarisht në Francë. Kosova ka nënshkruar marrëveshje me Francën për riatdhesimin si një detyrim ligjor që kërkohet në procesin e përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave.

default

tte

Leonarda Dibrani, 15-vjeçarja me përkatësi rome, nuk do të kthehet në Francë pa familjen e saj. Kështu i tha DW-së, babai i Leonardës, Reshat Dibrani me prejardhje nga Kosova, menjëherë sapo presidenti francez, Fransua Hollande, deklaroi (19.10.2013)se Leonarda mund të kthehet në Francë dhe ta vazhdojë shkollën, por pa familjen e saj. "Ne po kërkojmë që të kthehemi e gjithë Familja. Unë nuk do të lejoj që vetëm Leonarda të kthehet. Ose e gjithë familja ose asnjëri. Vëre dorën në zemër, pas kaq shumë vitesh në Francë, Leonarda të kthehet vetëm atje, ndërsa, ne familja të mbetemi në Kosovë. Këtë nuk mund ta lejoj. Edhe Leonarda vet thotë, që nuk kthehet vetëm", i tha DW-së në Prishtinë babai i Leonardës.

Familja e paqartë për të ardhmen e saj


"Leonarda është kategorike në qëndrimin e saj, jo kthim pa familjen." Reshat Dibrani thotë më tej se ka gjashtë fëmijë. Fëmija më i madh është 17 vjeç, ndërsa më i vogli 18 muajsh. Ai thotë se autoritet kosovare sapo ai dhe familja e tij mbërriten në Kosovë i kanë siguruar strehim në Mitrovicë. "Shteti i Kosovës na ka garantuar një vit strehim dhe kujdesje. Pas kësaj kohe nuk e di se çfarë do të bëhet më me ne."

Lagja e romëve në Mitrovicë

Lagja e romëve në Mitrovicë



"Institucionet e Kosovës na kanë siguruar strehim dhe ushqime, na kanë trajtuar mirë, por, unë kërkoj që e gjithë familja të kthehemi atje ku ishim në Francë", thotë Reshat Dibrani.

Autoritetet komunale të Mitrovicës, thonë se ato vazhdimisht janë në kontakt me familjen Dibrani. "Çdo ditë ata vizitohen nga koordinatorët komunal për të riatdhesurit, strukturë kjo që funksonon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme", i tha DW-së, Fehmi Fejza, njëri nga koordinatorët. Ai thotë se personalisht e ka takuar disa herë familjen Dibrani. "Familjen Dibrani atë ditë që erdhi në Kosovë e kemi vendosur në një banesë, e cila i plotëson kushtet e jetesës në të. E kemi furnizuar me ushqime të mjaftueshme për dy muaj. Kjo është një procedurë e përshpejtuar.

Detyrimet e autoriteteve ndaj të ritadhesuarve

Tani komisioni komunal për integrimin po vazhdon procedurat e kompletimit të dokumentacionit për familjen Dibrani", thotë Fehmi Fejza. Ai rikujton se njëri prej detyrimeve të institucioneve të Kosovës për të riatdhesuarit është edhe punësimi i tyre edhe pse për familjen Dibrani është ende herët.

"Një prej detyrimeve është punësimi dhe kjo realizohet nga enti komunal për punësimin e të riatdhesuarve në bashkëpunim edhe me UNDP edhe pse kjo çështje nuk është e lehtë, duke marrë parasysh përqindjen e lartë të papunësisë në Kosovë", thotë Fehmi Fejza. Sipas tij, familjeve të riatdhesuara u garantohet për një vit strehimi dhe ushqimi, ndërsa pas një viti duhet të shihen mundësi të tjera.

Ministria e Punëve të Brendshme e Qeverisë së Kosovës, ka kohë që ka nënshkruar marrëveshje me autoritet franceze për riatdhesimin. Ky është një detyrim ligjor që kërkohet në procesin e përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave. "Kështu do të veprohet edhe më tutje", citojnë mediat lokale zëvëndësministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës.