Tani kemi sërish një skenë ndarjeje: praktika e Janit po i afrohet për fat të keq fundit dhe Filipi dhe Paula po mendojnë si të formulojnë një dëshmi për të. Jani tregohet shumë bujar sot.
Dita e fundit e Janit si praktikant në Radio D duhet të festohet. Me këtë rast ai i surprizon kolegët e tij, duke i qerasur me pije dhe patatina. Paula dhe Filipi po përpiqen megjithatë ende të formulojnë një dëshmi për Filipin. Për këtë ata duan të gjejnë formulimet e duhura. Sepse po të marrë një dëshmi të mirë, Jani mund të ndjekë ndoshta një shkollë gazetarie.
Me lidhëzat "falls" dhe "wenn" merret edhe profesori, i cili u shpjegon dëgjuesve fjalinë kushtore.