1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Radio D Teil 2

Leksioni 37 – Posta e redaksisë

Të gjitha pyetjeve për mësimet e deritashme profesori u përgjigjet me saktësi. Në bazë të shembujve të ndryshëm në audio ai u tregon dëgjuesve se janë në gjendje që tani të kuptojnë shumë, pa ditur çdo fjalë që thuhet.

Në fokus të postës së redaksisë këtë herë janë strategji që ndihmojnë për ta kuptuar më mirë gjuhën e folur. Edhe njëherë tjetër, profesori u përgjigjet pyetjeve të atyre që mësojnë gjermanisht dhe jep këshilla praktike për të kuptuarit në dëgjim dhe punën me fjalët e reja.

Ai prezanton ndër të tjera njoftime me altoparlant, thirrje telefonike dhe lajme në radio. Dëgjuesit mësojnë si ta inkuadrojnë një ambjent dhe si ta nxjerrin nga konteksti kuptimin e fjalëve të panjohura mbi bazën e intonacionit, fjalëve të njohura dhe zhurmave në sfond.

Shkarkoni