1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Radio D Teil 2

Leksioni 28 – Trabanti përballë Porshes

Detyra tjetër i çon Paulën dhe Filipin në një fshat të vogël në Brandenburg. Këtu do të zhvillohet një garë shumë e veçantë. Dy reporterët e Radio D natyrisht nuk mund të mungojnë në këtë ngjarje.

Një garë e jashtëzakonshme tërheq edhe Paulan dhe Filipin në fshat. Fillimisht duket sikur aty nuk po ndodhin shumë gjëra. Por në Grynhajde (Grünheide) në Brandenburg situata bëhet megjithatë interesante. Para pijetores së fshatit janë mbledhur shumë njerëz. Drejtuesi i një Trabanti, veture shumë të përhapur të Gjermanisë Lindore pretendon se vetura e tij udhëton më shpejt se një veturë Porshe.

Për profesorin gara është një rast i mirë për t'i parë edhe njëherë më me vëmendje shkallët e krahasimit të mbiemrave. Cila nga automjetet është e shpejtë, më e shpejtë ose më e shpejta?

Shkarkoni