1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Radio D Teil 1

Leksioni 21 – Një peshkaqen në Hamburg

Kur vapa në redaksinë e Radio D bëhet e padurueshme, Paula dhe Filipi janë të lumtur që marrin një detyrë për të investiguar në bregdet. Të dy shkojnë në Hamburg, ku kanë parë një peshkaqen.

Paula, Filipi dhe Ayhani nuk e kanë të lehtë. Vapa në zyrë është e padureshme dhe ata nuk kanë as ventilator. Dëshirën e Paulës për të shkuar në det, Kompuja e plotëson me lehtësi. Redaktorëve u duhet të shkojnë në Hamburg. Në portin e atjeshëm kanë vërejtur një peshkaqen. Për shkak të masës së madhe të njerëzve, të cilët nuk duan t'u shpëtojë pa e parë peshkaqeni, dy redaktorët mezi arrijnë të depërtojnë deri te peshkaqeni.

Punët ndërlikohen edhe për profesorin, i cili është përqendruar i gjithi te mbaresa e nyjeve mashkullore në rasën kallëzore. Mohimi me "kein" merr të njëjtat mbaresa.

Shkarkoni