1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Radio D Teil 1

Leksioni 19 – Mashtrimi zbulohet

Megjithëse rrathët në arën e drithit i kanë bërë fshatarët, Eulalia është shumë e bindur për ekzistencën e UFO-ve. Puna investiguese për këtë mashtrim i çon Filipin dhe Paulën në pijetoren e fshatit.

Paula dhe Filipi e zbuluan mashtrimin e rrathëve në arën e drithit, por nuk janë shumë të sigurtë, a ekzistojnë apo jo UFO-t. Po çfarë kuptimi ka në fakt shkurtesa UFO? Eulalia këmbëngul se ka parë njëherë një UFO. Në fund, dy redaktorët pyesin klientët në pijetoren e fshatit, se çfarë mendojnë ata për rrathët falsë në arën e drithit.

Tregimet e klientëve të pijetores janë një rast i mirë, për të prezantuar të pakryerën, veçanërisht me foljen e parregullt "sein". Edhe folja gjysmëndihmëse (modale) "können" rishikohet në këtë ndodhi. Kushtojini vëmendje para së gjithash ndryshimin të zanores në rrënjën e foljes.

Shkarkoni