1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Radio D Teil 1

Leksioni 16 – Ikarusi

Të dy gazetarët magjepsen nga heroi tragjik i mitologjisë greke. Po a e dinë dëgjuesit se kush ka qenë Ikarusi? Paula dhe Filipi tregojnë historinë e tij.

Një djalë i vogël ka veshur kostumin e Ikarusit dhe kjo bën që Paulës dhe Filipit t'u lindë një ide: ata e prezantojnë në një pjesë për radio legjendën greke. Ajo flet një djalë të ri, i cili nuk i përfilli të gjitha paralajmërimet e të atit Dedalus dhe u rrëzua kur deshi të fluturonte. Ai nuk i reziston dot tundimit për t'iu afruar diellit, por ai afrohet aq shumë, sa dylli në krahët e tij fillon të shkrihet.

"Mos fluturo shumë lart, mos fluturo shumë ulët", i thotë Dedalusi birit të tij Ikarus. Mënyra urdhërore, e cila përdoret këtu, mund të përdoret për të shprehur një lutje, një kërkesë ose një urdhër. Po të kishte dëgjuar këshillat e të atit, ndoshta Ikarusi nuk do të qe rrëzuar.

Shkarkoni