1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Radio D Teil 1

Leksioni 13 – E Hëna e Karnavaleve

Qendrimi ndaj Karnavaleve e ndan në grupe redaksinë e Radios D. Detyra e Komput për të investiguar, e cila i sjell dy redaktorët në Shvarcvaldin e njohur për Karnavalet, nuk i entuziazmon të gjithë pjesëmarrësit.

Karnevalet, të cilat i festojnë në mënyrë intensive në disa zona të Gjermanisë, nxjerrin në pah dallime mendimesh në të Hënën e Karnevaleve. Paula nuk e kupton ngazëllimin e Filipit dhe kostumi i tij si shtrigë asaj i duket thjesht qesharak.

Një detyrë për të investiguar kërkon që Filipi të udhëtojë në Shvarzvald, gjë që e gëzon atë. Atje, njerëz me kostume shtrigash vjedhin vetura, në mes të çmendurisë së Karnavaleve. Dy gazetarët përpiqen të bëjnë një reportazh live, por fillimisht kjo nuk u ecën. Shtrigat e tërheqin Filipin nga vetura dhe e rrëmbejnë.

Më pak kaotik se ditët e Karnavaleve është rendi i fjalëve në gjermanisht. Kjo ndodhi fokusohet në pozicionin e kryefjalës dhe kallëzuesit.

Shkarkoni