1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Radio D Teil 1

Leksioni 10 – Intervistë me mbretin Ludvig

Filipi takon aktorin që luan Mbretin Ludvig në spektaklin muzikor dhe i lutet t'i japë një intervistë. Papritur, Filipit i duket sikur e njeh zërin e aktorit. Në redaksi shfaqet ndërkohë papritur një vizitor.

Në Kështjellën Nojshvanshtajn, Filipi arrin të zgjidhë edhe pa ndihmën e Paulas se kush ishte personi që hiqej si mbreti Ludvig. Ai është aktori nga komedia muzikore Mbreti Ludvig. Filipi e shfrytëzon rastin dhe i lutet aktorit t’i japë një intervistë. Kur kthehet në Radio D ai çuditet nga vizita e pazakontë. Një kukuvajkë që flet ka ardhur në redaksi.

Kjo ndodhi sjell shumë të papritura për Filipin: “Nuk e besoj” dhe “Nuk e di”, thotë ai disa herë. Është rasti për të trajtuar mohimin me „nicht“.

Shkarkoni