1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Radio D Teil 1

Leksioni 07 – Ludvigu, mbreti i përrallave

Paula dhe Filipi prezantojnë romantikun Ludvig të Bavarisë dhe preferencat e tij. Udhëtime natën me slitë dhe festa gjigande si dhe shpikje të çuditshme krijojnë një përshtypje të parë për Ludvigun dhe kohën e tij.

Dy redaktorët e marrin dëgjuesin me vete në një udhëtim në shekullin e 19-të. Ata prezantojnë Mbretin ëndërrimtar Ludvig: dashurinë e tij për natyrën, për muzikën e Riçard Vagnerit dhe lidhja e tij e ngushtë me kushërirën e tij, perandoren legjendare Sisi. Të gjithë entuziazmohen nga një tavolinë origjinale, të cilën Ludvigu e ka shpikur vetë.

Në këtë ndodhi gjithçka sillet rreth preferencave dhe qejfeve të Ludvigut- një rast i mirë për të shqyrtuar foljen "lieben". Të njëjtat mbaresa vlejnë edhe për foljen "kommen", të cilën do ta dëgjoni gjithashtu.

Shkarkoni