1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Lehtësime për punësimin e ekspertëve në Gjermani

Ajete Beqiraj23 Gusht 2012

Me kartën e kaltër të BE-së, si leje qendrimi dhe punësimi, i kanë dyert hapura edhe ekspertët me kualifikim të lartë nga Kosova.

https://p.dw.com/p/15uTS
Frau, die eine Kreditkarte mit dem Eurosymbol zeigt. Symbolbild Blue Card Europa Konkurrenz zur Greencard der USA. picture-alliance/chromorange
Fotografi: picture-alliance/chromorange

Kushtet e vështira ekonomiko-sociale, standardi i ulët, ofertat e varfëra dhe joserioze ku premtimet bien ndesh me realitetin që ofrohet, kanë shtyrë një pjesë të kuadrove të kualifikuara të Kosovës të kërkojnë perspektivë të re në vendet e zhvilluara.

Ndër ta janë edhe Miribane dhe Mentor Sopjani që janë diplomuar në Gjermani. Mentor Sopjani madje ka marrë titullin doktor i shkencave të natyrës në Universitetin e Tybingenit, në Gjermani.

Mentor dhe Miribane Sopjani
Mentor dhe Miribane SopjaniFotografi: DW

Pikërisht persona të diplomuar në Gjermani, ata që kanë doktorature gjermane ose kanë suksese në hulumtime të dëshmuara, si ne rastin e çiftit Sopjani, janë më se të kërkuar në Gjermani. Prandaj qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë, më 1 gusht ka lancuar programin "Karta e Kaltër e BE-së", me anë të së cilës janë lehtësuar kushtet ligjore për punësim të ekspertëve me kualifikim të lartë në Gjermani.

Mentor Sopjani, ein albanischer Doktorand mit 2 seinen Professoren in der Universität Tubingen, zugeliefert durch Ajete Beqiraj am 15. August 2012. Copyright: DW
Mentor Sopjani ka marrë titullin doktor i shkencave të natyrës në Universitetin e TybingenitFotografi: DW

"Para se të ktheheshim në Kosovë, kemi pasur si opsion vazhdimin e qëndrimit për hulumtime akademike në Gjermani ose në ndonjë nga vendet skandinave. Ndërsa, ajo që kemi pritur në vendin tonë ishte zgjatja e dorës dhe mundësia për vazhdimin e sukseseve të njëjta edhe në Kosovë. Fatkeqesisht, kjo në kushtet tona është tejet e vështirë me mungesa esenciale kushtesh për punë hulumtuese akademike dhe në një mjedis ku nuk ka gradime të bazuara në merita. Si rrjedhojë, mungon edhe motivi për të bërë hulumtime te stafi akademik." - thotë Mentori.

Sipas Ambasadës Gjermane në Prishtinë "Kartën e kaltër të BE-së" mund ta marrë një person i cili ka përfunduar studimet në një insitucion të arsimit të lartë në Gjermani. Nëse studimet nuk janë përfunduar në Gjermani, atëherë personi duhet t'i nënshtrohet një provimi të krahasueshmërisë në Gjermani. Përveç kësaj, parashtruesi i kërkesës duhet të dëshmojë se në Gjermani do të marrë një pagë vjetore bruto në vlerë prej së paku 44.800 euro. Për persona me kualifikim të lartë në profesione në profilet në të cilat ka mungesë të fuqisë punëtore pranohet edhe një pagë më e ulët prej 34.944 Euro. Në këto profesione bëjnë pjesë: inxhinierët, shkencëtarët e shkencave natyrore, matematicientët, ekspertët në fushën e teknologjisë informative (IT)si dhe mjekët.

Interes në Kosovë

Në bazë të të dhënave të Minsitrisë për Punë dhe Mirëqënje Sociale të Kosovës, në zyrat komunale për punësim janë të lajmëruar 200 mije punëkërkues të profileve të ndryshme. Ministria mirëpret çdo lloj bashkëpunimi me autoritetet gjermane për të punësuar qytetarët në Gjermani thotë Behxhet Gaxhiqi, këshilltar në këtë ministri:

"Para disa ditësh përfaqësues nga Gjermania kanë shprehur interesim për teknik medicinalë për shtëpitë e të moshuarve. Prandaj në kuadër të kësaj jemi duke nxjerrë të dhëna konkrete dhe në momenitn që do të kemi një shkresë zyrtare drejtuar MPMS/së, ne do t'u përgjigjemi. Unë jam i bindur se pikërisht në Kosovë ka njerëz, të cilët i përmbushin kushtet dhe të cilët për shkak të lidhjeve familjare, historisë së tyre jetësore, apo të njohurive gjuhësore kanë edhe lidhje të ngushta me Gjermaninë"

Behxhet Gaxhiqi
Behxhet GaxhiqiFotografi: DW