1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Legjendari Muhamed Ali shuhet papritur në Arizona

Një legjendë ndërron jetë! Pas lajmit të ndarjes nga jeta të Muhamed Alisë, kanalet kryesore të lajmeve në botë ndërruan programin. Pikëllim për një boksier të quajtur si „më i madhi i të gjitha kohërave".

Boxer Muhammad Ali im historischen Schlagabtausch mit George Foreman

Ndeshja historike me George Foreman, 1974, Kinshasa

Zëdhënësi i Alisë, Bob Gunnel konfirmoi lajmin e vdekjes së boksierit në moshën 74 vjeçare. Brenda pak minutash ai u përhap nga kanali amerikan ABC e kanale kryesore .botërorë „Pas një lufte 32-vjeçare kundër sëmundjes Parkinson, ai u largua prej nesh“, thuhej në deklaratë. Boksieri i peshave të rënda u dërgua të enjten për shkak të problemeve me frymëmarrjen në klinikën Phoenix në shtetin Arizona të SHBA-së. Brenda së premtes gjendja e tij u përkeqësua. Muhamed Ali u sëmur nga sëmundja e Parkinsonit nga viti 1984. Në vitin 1981 ai e përfundoi karrierën e boksit. „Më i madhi“, si thirrej Ali, ka qenë tre here kampion, dhe i vuri vulën botës së sportit të boksit, si askush tjetër.

Muhammad Ali 2014

Muhammad Ali 2014

Që nga sëmundja, Muhamed Ali doli gjithnjë e më rrallë në publik. I paharruar mbetet kontributi i tij për hapjen e Lojërave Olimpike të vitit 1996 në Atlanta, kur Ali ndezi zjarrin olimpik në stadium. “Ai ishte një atlet që preku zemrën e njerëzve në të gjithë globin”, reagoi presidenti i IOC-s, Komitetit të Lojërave Olimipike, Thomas Bach pas lajmit nga Arizona. Edhe kundërshtari i Muhamed Alisë, George Foreman reagoi i prekur pas lajmit. “Një pjesë e imja është ndarë nga jeta”, ka shkruar ai në twitter.