1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Legalizim i emigrantëve ilegalë në Poloni

Nga 1 janari i vitit 2012 në Poloni pritet të hyjë në fuqi një i ashtuquajtur ligj amnestie, që ka synim kryesor legalizimin e rreth gjysëm milioni të huajve, që aktualisht qëndrojnë ilegalisht në vend.

Baret dhe qebaptoret e vogla kanë shpesh pronarë që jetojnë në kufirin e ilegalitetit

Baret dhe qebaptoret e vogla kanë shpesh pronarë që jetojnë në kufirin e ilegalitetit

Problemi me migrantët ilegalë filloi pas anëtarësimit të Polonisë në vitin 2004 në Bashkimin Evropian. Si pjesë e BE-së Polonia u kthye në një vend shumë atraktiv për shumë njerëz nga vendet fqinje, si Ukraina, apo Bjellorusia, por edhe nga vendet të tjera si për shembull Çeçenia, Armenia dhe Vietnami. Fillimisht shumë prej tyre kishin parashtruar kërkesën për azil, por megjithë refuzimin ata kanë vazhduar të qëndrojnë në vend me shpresë se në këtë vend do t'u hapen perspektiva të reja për jetë. Sipas disa vlerësimeve janë rreth 500 mijë njerëz të tillë në Poloni dhe shumica e tyre jetojnë dhe punojnë në vend ilegalisht.

Vietnamezët tregtojnë shpesh me tekstile

Vietnamezët tregtojnë shpesh me tekstile

Ligji i tretë

Ky ligj i amnistisë është i treti me radhë, në vitet 2003 dhe 2007 janë bërë përpjekje për të rregulluar këtë çështje në Poloni. Me ligjin e amnistisë, i cili është miratuar gushtin e fundit dhe pritet të hyjë në fuqi më 1 janar 2012, do të lehtësohen dukshëm procedurat e tanishme zyrtare për legalizim. Deri tani për të legalizuar statusin e tyre migrantët duhej të dëshmonin se kanë qëndruar mbi 10 vite në Poloni, të kenë leje pune dhe të kenë marrë me qira një banesë. Me ligjin e ri më nuk kërkohen këto dokumente.

Sipas ligjit të ri një migrant duhet që brenda gjashtë muajve të parashtrojë një kërkesë për leje të përkohshme, ose të përhershme në Poloni. Në rast se atij i është mohuar më parë statusi i refugjatit dhe autoritetet kanë urdhëruar dëbimin e tij, atëherë parashtruesi i kërkesës duhet të dëshmojë se ka qëndruar vazhdimisht në Poloni nga 1 janari i vitit 2010, në mënyrë që t'i njihet e drejta e lejes së qëndrimit. Në këtë mënyrë e drejta e qëndrimit i refuzohet atyre, që nga kjo kohë janë larguar edhe për një herë të vetme nga Polonia. Të gjithë migrantët, që plotësojnë këto kushte, do të fitojnë fillimisht të drejtën dyvjeçare të qëndrimit dhe më tej edhe lejen e punës.

Maciej Fagasinski, Koordinator i Amnesty International Poloni për çështjet e migrantëve dhe refugjatëve

Maciej Fagasinski, Koordinator i Amnesty International Poloni për çështjet e migrantëve dhe refugjatëve

Konsensus shoqëror

Ligji aktual i amnistisë është nënshkruar nga presidetni polak Bronislav Komorovski me 26 gusht 2011. Ai është angazhuar edhe më herët për një politikë liberale të migrimit në Poloni, pasi siç thoshte ai: "Polonia duhet të jetë një vend i hapur, mikpritës dhe miqësor për të gjithë ata, të cilët në vendin tonë kërkojnë shanse për një jetë më të mirë."

Autor: Dagmara Jakubczak/Esat Ahmeti

Redaktoi: Angjelina Verbica