1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Lech Wałęsa: "Të ndërtojmë shtetin Europa“

Europa ka nevojë pë rmë shumë solidaritet dhe duhet të zhvillohet drejt një shteti federal, thotë nobelisti i paqes Lech Wałęsa në intervitë për DW. Të dielën (29.09.2013) ai feston jubileun e 70 vjetorit të lindjes.

DW: Shumë vende të Europës Lindore dhe Jugore e kanë zili Poloninë për kthesën demokratike dhe përparimet ekonomike në dy dekadat e fundit, për këtë Ju keni dhënë një kontribut të rëndësishëm. Megjithatë dhjetra mijëra polakë së fundi dolën për të demonstruar në rrugët e Polonisë kundër politikës liberale të qeverisë së Donald Tusk. Udhëheqësi nacional-konservator i opozitës Jaroslaw Kaczyński aktualisht kryeson në sondazhet me elektoratin. Çfarë po ndodh në Poloni?

Lech Wałęsa: Së pari : Ne nuk kemi 100 zhvillim të demokracisë ndaj na duhet të nxitojmë maksimalisht, për ta arritur Perëndimin. Nga një shpejtësi e tillë akumulohen shumë gjëra. Së dyti: Ç'janë njëqind mijë kundrejt 40 milionëve? Në çdo vend tjetër, edhe në vendet e pasura, të pakënaqurit do të ishin mbledhur, e unë jam i sigurtë se protesta do të kishte përmasa edhe më të mëdha. Së treti: Demokracia jonë është sprovuar. Vërtetë është protestuar, por këto ishin protesta tërësisht paqësore. Janë mbledhur nënshkrime dhe fatura për pakënaqësinë e qytetarëve do të paraqitet në zgjedhjet e ardhshme. Pra Polonia me demokracinë e saj e ka kaluar sprovën dhe mund të shërbejë si model për atë se si komportohet shoqëria me pakënaqësinë.

DW: Në intervistë për gazetën e përjavshme "Die Zeit" Ju keni shprehur dëshirën, që gjermanët duhet të jenë më të guximshëm dhe të luajnë një rol më të madh ndaj zhvillimeve dhe planifikimit në Europë. Por megjithatë prej angazhimit Tuaj për Europën në kohë krize juve jeni vënë edhe në shënjestër të kritikave. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, në mediet greke p.sh. është paraqitur nga karikaturistët me uniformë të forcave SS. Si e vlerësoni Ju politikën e Gjermanisë ndaj Europës?

Gjithmonë ka qenë kështu, udhëheqësit politikë janë përballur me sulmin e kritikave. Gjermania është një vend i fuqishëm në të gjitha fushat. Por gjermanët marrin edhe përgjegjësi në përballimin e krizave dhe ato zhvilojnë ide për të ardhmen. Ata duhet të vazhdojnë kështu. Në kohën, kur ne heqim kufijtë, bëhet fjalë për atë që është europiane e jo për atë gjermane, apo polake. Gjithçka ka të bëjë me Europën. Ne nuk duhet të vazhdojmë të mendojmë në kategoritë e kufijve shtetërorë. Ka shumë tema të reja bshkëkohore si informacioni, ekologjia, krizat siç është kriza e bankave. Këtu nuk bëhet fjalë më për një bankë, por për një veprim të përgjegjshëm të bankave në përgjithësi. Në pikëpyetje janë edhe paratë: Gjermania i ka ato, ndërsa të tjerët nuk i kanë. Në Europë ne kemi nevojë p.sh. për një rrjet të mirë autostradash, edhe në Shqipëri. E jo vetëm atje por dhe kudo që mungojnë paratë për këtë, Gjermania duhet të marrë përsipër financimin dhe me kalimin e kohës në 50 vjet t'i rimarrë këto para. Paratë nuk duhet të mbahen të bllokuara nën jastëk.

DW: Sa i përket Gjermanisë edhe tani që kanë kaluar gati 70 vjet nga fundi i Luftës së Dytë Botërore vazhdojnë të mbahen gjallë stereotipet dhe paragjykimet. A mos vallë këto do të përforcoheshin më shumë, nëse gjermanët do të fillonin të ndërtonin autostrada?

Jo, kurrësesi. Integrimi europian ka nevojë për mirëqenie në Europë. Ne mund t'i shmangim konfliktet vetëm duke ndërtuar p.sh. kudo autostrada, sepse kështu gjendja do të përmirësohet kudo. Ka një sërë detyrash siç janë p.sh. rrjetet e komunikimit. Shtetet që kanë para duhet edhe t'i venë ato në dispozicion për më të varfërit duke bërë që këto më pas t'ua kthejnë gradualisht atyre këto para. Ky është një biznes i mirë për të gjithë pjesëmarrësit. Ky brez duhet të fillojë të ndërtojë shtetin Europa, por duhet ta bëjë këtë me shumë kujdes.

DW: Si duhet të realizohet kjo konkretisht?

Askush nuk e di saktë. Për ta arritur këtë ne na nevojiten struktura më të mëdha europiane. Ndarjet dhe kufijtë i përkasin së shkuarës. Ne pothuajse në të gjitha aktivitetet tona ende na ndjekin pas hija e luftrave dhe kujtimeve. Por gradualisht ne duhet të shkëputemi prej saj. Ky është një proces i mundimshëm, megjithatë ne kemi ecur mjaft përpara. E rëndësishme është, që ne ta ndërtojmë Europën e bashkuar mbi bazën e vlerave unike, që tani për tani janë të ndryshme nga vendi në vend. Ne duhet të zhvilojmë një lloj katalogu vlerash, një lloj dekalogu me dhjetë urdhëresa, të cilat duhet të zhvillohen së bashku nga besimtarët e të gjitha religjoneve. Mbi këtë bazë duhet të mbështetet zhvillimi i Europës së ardhme.

DW: Më 29 shtator ju festoni 70 vjetorin e lindjes. Nëse sheh në retrospektivë kushdo e di kontributin tuaj thelbësor në rëzimin e komunizmit. Sot ende ka shumë diktatura, të cilat i përndjekin qytetratë e tyre, madje edhe i vrasin. Cila është receta juaj, si mund të mposhtet një diktaturë?

Receta ime është: Solidariteti. Natyrisht ky solidaritet do të jetë i ndryshëm nga vendi në vend. Veçanërisht e rëndësishme është edhe, që SHBA-ja, superfuqia e vetme që ka mbetur, të inkurajohet për të ndihmuar në mënyrë që bota të rikompozohet në mënyrë të tillë, që kudo ku ka antisemitizëm, racizëm, spastrime etnike apo armë kimike, të reagohet menjëherë dhe të shmangen problemet.

DW Interview mit Lech Wałęsa

Bartosz Dudek dhe Barbara Cöllen gjatë intervistës në Gdnaks (18.09.2013) me ish-presidentin polak Lech Walesa

Lech Wałęsa me pforesion elektriçist, në vitin 1980 Gdansk u bë udhëheqësi i parë i lëvizjes së solidaritetit "Solodarnost" (Solidarność), e para sindikatë e lirë në bllokun komunist të Lindjes. Në vitin 1983 ai u nderua me Çmimin Nobel të Paqes. Në zgjedhjet e para të lira në atdheun e tij pas rrëzimit të komunizmit polakët e zgjodhën atë në vitin 1990 president të vendit.