1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Le të jemi dhe në të ardhmen vendi i ideve, t'i kthejmë idetë në vepra e veprat në mundësi për këdo

Një vit, në të cilin Gjermania në përgjithësi bëri hapa të mirë përpara.

default

Kancelarja Merkel duke përshëndetur për Vitin e Ri

Të dashur bashkëqytetare dhe bashkëqytetarë, kemi lënë pas një vit plot punë. Një vit, në të cilin Gjermania në përgjithësi bëri hapa të mirë përpara.

Së pari në luftën kundër papunësisë: Një milion më pak të papunë, një milion më shumë njerëz të zënë me punë - kush do ta kishte konsideruar këtë të mundur dy vjet më parë?! Edhe shëndoshja e financave të shtetit po bën përpara. Për të parën herë që prej ribashkimit të vendit buxheti i balancuar nuk është më një ëndërr e largët; jo, ai është vërtet i arritshëm. Dhe jo së fundi gjendja në kërkime dhe novacione, në arsim dhe kualifikim profesional - edhe këtu po ecim përpara. Kështu këtë vit ne do të mund t'i ofrojmë çdo të riu një vend kualifikimi profesional ose një masë kualifikimi. Ne do të bëjmë gjithashtu çdo përpjekje për të ndihmuar ata të rinj, të cilët vitet e fundit nuk patën mundësi për vend kualifikimi profesional. Të gjithë këta janë vetëm pak shembuj për gjendjen e vendit tonë sot. Por ata kanë një të përbashkët. Tregojnë që Gjermania po ecën ndjeshëm përpara. Dhe në këtë mënyrë anët e saj të forta të vjetra po shërbejnë si pikënisje. Sepse për shumë dekada Gjermania ishte vendi i shanseve për jetën për cilindo - i shansit për ngjitje sociale, i shansit për pjesëmarrje, i shansit për arritje për veten dhe për familjen. Kjo e ka bërë vendin tonë të fortë. Pikërisht kjo gjë po ribëhet e mundur pas një faze tepër të gjatë ngecjeje në vend. Sot po shohim rezultatet e para. Kuptojmë që përpjekjet ia vlejnë. Në vitin 2007 vendi ynë është në një gjendje më të mirë sesa në vitin 2005. Të dashur bashkëqytetare dhe bashkëqytetarë, në dy vitet e fundit ka ndryshuar edhe diçka tjetër mjaft e vlefshme: Familjet janë rivendosour atje ku e kanë vendin: në qendër të vëmendjes. Për këtë arsye vitin e ardhshëm do të fillojmë me zgjerimin e pëkujdesjes për fëmijët nën 3 vjeç. Ndaj gëzohem edhe për faktin që mbështetja financiare për prindërit po shfrytëzohet prej kaq shumë nënave e madje edhe etërve. Të jemi edhe në të ardhmen vendi i ideve dhe le t'i kthejmë idetë në vepra e veprat në mundësi për secilin. Këto ishin, janë dhe mbeten anët e forta të Gjermanisë. Le t'i futemi me këtë frymë vitit të ri. Ju uroj të gjithëve ju një Vit të Ri 2008 të begatë dhe të bekuar!

  • Data 01.01.2008
  • Autor Merkel, Angela
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CiYN
  • Data 01.01.2008
  • Autor Merkel, Angela
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CiYN