1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Lazarati - Kolumbia shqiptare e drogës

Lazarati vijon të mbetet “Kolumbia shqiptare e drogës” megjithë deklarimet e zyrtarëve të policisë. Trafiku i drogës e ka bazën e vet të furnizimit në këtë komunë, ku ende policia shqiptare nuk ka kontroll të plotë

Pamje nga ajri - Lazarati

Pamje nga ajri - Lazarati

Përkundër deklarimeve të zyrtarëve të policisë dhe politikanëve, në Lazarat edhe këtë vit janë mbjellë plantacione të konsiderushme me drogë. Lazarati është sot, do të jetë dhe në muajt e ardhshëm, destinacioni kryesor i furnizimit të trafikut. Flas me një mësuese, që natyrisht nuk identifikohet, rreth situatës sociale në këtë komunë. Ajo si e zënë në faj thotë: "Kemi bërë biseda me nxënsit në rradhë të parë, pastaj me persona të caktuar në fshat."

Ndërkaq një nga ish maturantet e shkollës së mesme të fshatit që këtë vit dëshiron të studiojë për jurisprudencë më drejtohet me revoltë: "pse të mos përmendet emri Lazaratit siç është bërë pak kohë më parë, jo për të këqiat që mund të ketë, por për anët e mira të tij. Të shtyrë nga përfitimet materiale, prindërit tanë nuk e kuptojnë dëmin që na shkaktojnë ne."

Sa më tepër të mbjellësh aq më i zoti dukesh në sy të fshatit

Pamje nga një aksion i policisë shqiptare në Lazarat

Pamje nga një aksion i policisë shqiptare në Lazarat

Po situata në terren është krejt tjetër. Mbjellja e bimëve narkotike është thuajse një garë mes banorëve se kush të mbjellë më tepër. Sa më tepër të mbjellësh aq më i zoti dukesh në sy të fshatit. Ja si më përgjigjet një banor i kësaj komune: "E përditshmja është e rëndë, s'kemi asnjë të ardhur apo njeri në punë. Mbjellim, mbjellim dhe atë që mbase nuk lejohet. Sakrifikojmë. Çdo gjë e bëjmë nga e keqja. Jam pa punë, i kam të gjithë pa punë. Bëjnë të gjithë, do bëj dhe unë."

E të njëjtit mendim është dhe një tjetër e moshuar aty pranë që pa ja bërë syri tërr të jep gjithë qytetarinë e statusin social të kultivuesve të hashashit. "... punoj, mbledh hashash, s'kam ç'bëj, punoj. Këtë mënyrë jetese kam."

Pushteti lokal thirrje komunitetit të largohet nga ky fenomen

Kryetari i komunës, Dasho Aliko në një konferencë rajonale për luftimin e drogës

Kryetari i komunës, Dasho Aliko në një konferencë rajonale për luftimin e drogës

Përballë kësaj situate, pavarësisht konferencave rajonale, tregimeve publike, pritje – përcjelljeve të ambasadorëve e mitingjeve elektoralë, Kryetari komunës Dasho Aliko gjen rastin të bëjë apel: "I bëj thirrje gjithë komunitetit tim të largohen nga ky fenomen."

Edhe Prefekte e qarkut Mimoza Como, si kryetare e Komitetit shtetëror antitrafik pohon një varg masash të ndërmarra: "Jemi të gjithë të interesuar e të impenjuar që ky fenomen të minimizohet."

Por pavërsisht gjithçkaje, mediatizimit, thirrjeve, sensibilizimit, herë – herë dhe manipulimit, plantacionet e mbjella me hashash rriten sovrane në Lazarat. Helikopterët e policisë filmojnë, ndërkohë që nga poshtë vijnë breshëri armësh dhe policia ende nuk ka kontroll të plotë në brendësi të “Kolumbisë shqiptare të drogës”.

Ministri Basha dhe policia paralajmërojnë masa të ashpra

Në foto, ministri Basha

Në foto, ministri Basha

Drejtori përgjithshëm i policisë së shtetit Hysni Burgaj në një takim me drejtuesit vendorë të policisë: "Kam gjithë informacionin e duhur për parapërgatitjet që po fillojnë nga disa persona që po penalizojnë jo vetëm Gjirokastrën por mbarë Shqipërinë. Veprimet e policisë do jenë tepër të ashpra."

Vetë Ministri brendshëm Lulzim Basha, që tashmë e njeh më në thellësi fenomenin, duke folur për baronët e drogës në Lazarat u shpreh: "Ai grusht njerëzish do të ndjejë peshën e fortë të ligjit dhe do të përballet me drejtësinë çdo ditë, çdo javë, në ditët e muajt që do të vijnë."

Të presim deri sa grushti i shtetit të godasë seriozisht për të fshirë njëherë e mirë nga harta ballkanike, “kolumbinë shqiptare” të drogës.

Autor: Odise Kote

Redaktoi: Esat Ahmeti

  • Data 01.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/P1e4
  • Data 01.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/P1e4