1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Lavrov në Bruksel - Marrëveshje e re partneriteti

Të hënën (19.10.) ishte për vizitë në Bruksel ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov. Në qendër të bisedimeve me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian ishin marrëveshja e re e partneritetit mes Bashkimit Evropian dhe Rusisë

Karl Bild dhe Sergej Lavrov

Të hënën (19.10.) ishte për vizitë në Bruksel ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov

Bashkimi Evropian dhe Rusia ndodheshin para një viti e gjysmë shumë afër nënshkrimit të një marrëveshjeje të re partneriteti. Ajo duhet të vendosë mbi baza të reja, të plota bashkëpunimi mes Brukselit dhe Moskës. Por lufta që shpërtheu mes Rusisë dhe Gjeorgjisë në gusht të vitit 2008, ndërpreu edhe negocitat për këtë çështje. Tani të dyja palët provojnë që të vazhdojnë aty ku kanë mbetur.

Në nëntor pritet mbajtja e një samiti BE-Rusi

Vizita e ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov në Bruksel i shërbeu sadopak parapërgatitjeve për këtë samit. Për presidencën suedeze të radhës së BE-së, ministri i Jashtëm Carl Bildt u shpreh me maturi por i bindur se: "Natyrisht që ka disa pika, në të cilat ne kemi perspektiva të ndryshme para së gjithash, kur flitet për Kaukazin Jugor, por po ashtu ka një varg pikash të tjera, në të cilat ne shohim si nevojën ashtu dhe mundësinë për të vazhduar më tej marrëdhëniet tona".

Bashkimi Evropian dhe Rusia ndodheshin para një viti e gjysmë shumë afër nënshkrimit të një marrëveshjeje të re partneriteti, e cila nuk ndodhi për shkak të shpërthimit të luftës në Gjeorgji.

Bashkimi Evropian dhe Rusia ndodheshin para një viti e gjysmë shumë afër nënshkrimit të një marrëveshjeje të re partneriteti, e cila nuk ndodhi për shkak të shpërthimit të luftës në Gjeorgji.

Sipas pikëmamjeve të BE-së një prej problemeve kryesore mbetet politika energjetike. Disa dimra me rradhë kishte mosmarrëveshje në mes të Rusisë si vend furnizues dhe vendit tranzit të gazit, Ukrainës. Nga zënkat dhe ndërprerjet e furnizimit u godit po ashtu edhe Bashkimi Evropian. Lavrov e theksoi edhe njëherë se faji nuk ka qenë asnjëherë i vendit të tij: "Ne mund të garantojmë se do të plotësojmë të gjitha detyrimet e marra përsipër për furnizimin e Evropës me gaz, ashtu siç i kemi plotësuar edhe vitin e kaluar. Problemet që janë paraqitur me transportin, duhet të zgjidhen me pjesëmarrësit e sektorit të transportit dhe ne jemi të gatshëm që të gjejmë bashkarisht një zgjidhje".

Ukraina vazhdon ta quajë veten të pafajshme

Bashkimi Evropian ndërkaq nuk dëshiron të merret fare me gjetjen e fajtorit. Për dallim Komisioni Evropian ka propozuar masa konkrete për zgjidhjen e problemit. Sipas tij zënkat për çëshjet e energjisë duhet të zgjidhen para se të eskalojnë. Komisionerja e jashtme e BE-së, Benita Ferrero-Waldner: "Padyshim që më i rëndësishmi do të ishte një sistem i paralajmërimit të hershëm për energjinë, naftën dhe gazin. Ai do të përbëhej nga tre hapa: informimi i ndërsjellë, konsultimi dhe zbatimi. Ky është propozimi ynë dhe këtu ne e shohim mundësinë që ne të nënshkruajmë".

Montazh

Rruga deri në arritjen e një marrëveshjeje të re partneriteti mes BE-së dhe Rusisë është ende e gjatë

Ndërkaq sa i përket temave të tjera ndërkombëtare Rusia dhe Bashkimi Evropian po flasin me një gjuhë të përbashkët. Lavrov tha se Rusia e mbështet misionin ndërkombëtar në Afganistan. Nëse dështon ky mision, atëherë pasojat e tij, që do të ishin terrorizmi, tregtia me drogë dhe kriminaliteti i organizuar, do ta prekin edhe Rusinë. Ndërkaq Carl Bildt duke folur për gjendjen në Afganistan tha se duhet të sqarohen dyshimet e hedhura për rezultatin e zgjedhjeve presidenciale atje: "Nëse këto rezultate flasin për nevojën e një raundi të dytë zgjedhor, atëherë duhet të ketë një raund balotazhi".

Sido që të jetë, rruga deri në arritjen e një marrëveshjeje të re partneriteti mes BE-së dhe Rusisë është ende e gjatë. Pas samitit, që do të zhvillojë punimet me 18 nëntor në Stokholm, do të dihet më shumë se sa përparime janë bërë në këtë drejtim.

Autor : Christoph Hasselbach / Esat Ahmeti

Redaktoi : Aida Cama

  • Data 20.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KAwZ
  • Data 20.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KAwZ