1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Largohet mbreti i demokracisë

Abdikoi Huan Karlos I, mbreti, që i solli Spanjës demokracinë. Edhe republikanët i pranojnë meritat e tij. Por kohët e fundit ai vetë e dëmtoi reputacionin e monarkisë.

Gjuetia e elefantëve, me të cilin mbreti i Spanjës bëri bujë në ndërkombëtarisht, ka ndodhur para dy vjetësh. Ndërsa populli i tij përjetonte krizën më të keqe ekonomike që nga rivendosja e demokracisë, monarku kalonte kohën me zbavitje arkaike dhe prishte çdo vit një pension milionësh.

Epizodi i kushtoi Huan Karlosit presidencën e nderit në degën spanjolle të organizatës për mbrojtjen e kafshëve WWF (World Wide Fund For Nature). Por para së gjithash ai humbi tek bashkëathetarët e tij besimin e fundit, të cilin e kishte fituar me meritë historike.

Babai i demokracisë spanjolle

Si pasardhës i diktatorit spanjoll Francisko Franko, Huan Karlos u ngjit në fronin spanjoll më 22 nëntor 1975. Në kundërshtim me planin e Frankos ai inicioi shumë shpejt një proces tranzicioni drejt demokracisë, që çoi në zgjedhjet e para të lira në verën e vitit 1977. Provën e madhe ai e kaloi më 23 shkurt të vitit 1981, kur një grup ushtarakësh hynë me forcë në Kongresin spanjoll.

Me uniformë në cilësinë e komandantit suprem të forcave të armatosura Huan Karlos i jep fund grushtit të shtetit në vitin 1981

Me uniformë në cilësinë e komandantit suprem të forcave të armatosura Huan Karlos i jep fund grushtit të shtetit në vitin 1981

Për çudiinë e puçistëve, mbreti dënoi në një fjalim në radio grushtin e shtetit dhe doli në mbështetje të kushtetutës. Grushti i shtetit dështoi dhe Huan Karlosi gëzonte respektin e thellë të të gjithë demokratëve, madje edhe të republikanëve antimonarkistë.

Vendi në krizë

Të hënën (02.06.2014) Huan Karlos iu drejtua sërish popullit spanjoll përmes televizionit. Kësaj rradhe për të dhënë dorëheqjen. Për këtë në historinë e re evropiane ka disa shembuj. Në historinë e Spanjës nuk ka, rasti më i rëndësishëm ka ndodhur para gjysmë mijëvjeçari: 1555 perandori Karl V., Mbreti Karl I. i Spanjës, i dorëzoi djalit të tij Filipit II. një perandori botërore të qeverisur në mënyrë absolutiste, që ndodhej para kulmit të zgjerimit të saj.

Huan Karlos i lë djalit të tij Philipp VI., një Spanjë demokratike, që ndodhet në një krizë të rëndë politike dhe ekonomike: Një ndër katër spanjollë është i papunë, partia në pushtet po përjeton një krizë të thellë korrupsioni dhe forcat separatiste në Katalonia dhe në vendin e Baskëve po fitojnë ndikim gjithë e më të madh politik dhe social.

Thronfolger Prinz Felipe 07.05.2014

Trashögimtari i fronit Felipe mund ta ketë të vështirë. Shumë spanjollë nuk e duan më monarkinë

Pikërisht kjo tendenca e fundit sipas disa vëzhguesve vjen nga dobësia e monarkisë. Mbreti konsiderohej gjithnjë si një emërues i përbashkët në shtetin multietnik të Spanjës.

Monarkia në krizë

Pra, nuk është kriza, që gërryen monarkinë. Edhe pse milionat, që i kushton familja mbretërore çdo vit shtetit, krijojnë më shumë pakënaqësi, kur spanjollët kanë gjithnjë e më pak të ardhura.

Më shumë peshojnë krizat e bëra nga vetë shtëpia mbretërore. Martesa me mbretëreshën greko-daneze Sofia prej dekadash ka vetëm përmasa përfaqësimi. Gjithnjë e më shumë spanjollë i konsiderojnë si sjellje të pahijshme eskapadat jashtëmartesore të don Zhuanit legjendar Huan Karlos. Ndërsa mbreti të paktën paguan tatime për pagën e tij personale vjetore prej rreth 300.000 eurosh, kundër njërit prej dhëndurëve të tij kryhen hetime për evazion fiskal dhe korrupsion.

Republika e tretë?

Të gjitha këto e kanë dëmtuar prestigjin e monarkisë në vitet e fundit, mendon gazetarja spanjolle Pilar Urbano, e cila ka shkruar shumë libra për shtëpinë mbretërore: "Zgjedhjet evropiane kanë tregaur se gjithnjë e më shumë spanjollë duan republikë. Partitë e reja si dhe ata të njohurat kanë fituar me vota."

Një nga përfaqësuesit më të njohur të ketij republikanizmi të ri është deputeti i së "Majtës së bashkuar" (Izquierda Unida) Alberto Garzón, libri i të cilit "Republika e tretë" (pas 1873-74 dhe 1931-1936/39) del në dyqan pikërish një ditë pas dorëheqjes. Po në të njëjtën ditë Garzón doli para mediave dhe kërkoi një referendum për një ndërrim sistemesh nga monarkia konstitucionale në republikë. Mesazhi i tij në twitter është i qartë: "Dhe asnjë shans për qytetarin Filip të Bourbonëve. Dyer të mbyllura për të. Parazitizmi mbretëror në këtë vend duhet të marrë fund."

Huan Karlos nderohet në vitin 2000 në Gjermani me çmimin e Karlit të Madh

Huan Karlos nderohet në vitin 2000 në Gjermani me çmimin e Karlit të Madh

Vazhdimësia e mbretërisë në diskutim

Ekspertja e njohur e shtëpisë mbretërore Pilar Urbano ka mendim krejtësisht tjetër. Në të gjithë botën ndoshta nuk ka asnjë mbret të përgatitur më mirë si Filipi VI. "Që kur ka qenë 15 vjeç, ai ushtron detyrën e princit. Ai i njeh punët e qeverive dhe të manjatëve të biznesit në botë po aq mirë sa edhe çështjet e institucioneve shtetërore në Spanjë."

Ndryshe nga babai i tij Princi Filip konsiderohet si jashtëzakonisht i ekuilibruar, shumë i matur, aspak aventurier, por megjithatë i afërt me njerëzit. "Ai nuk është aspak Bourbon, ai ka marrë më shumë nga linjat e trashëgimisë nordike të nënës së tij", thotë Urbano.

Nëse kjo është e mjaftueshme për t'i dhënë monarkisë lavdi të re, mbetet për t'u parë. Sepse pa mohuar aftësitë e Filipit, shumë spanjollë janë të mendimit se monarkia spanjolle duhet të përfundojë me Huan Karlosin. Sipas motos: Mbreti i demokracisë duhet të sakrifikojë mbretërinë e tij për demokracinë.