1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Largimi i Zhivkovit - Kthesa në Bullgari 20 vjet më parë

Një ditë pas rënies së Murit të Berlinit, më 10 nëntor 1989, mori fund era e komunizmit edhe në Bullgari. Në një mbledhje të Komitetit Qëndror, u shkarkuar kryetari i Partisë, Zhivkov.

Demostratë e vitit 1989 para Gorbaçovit, që vizitoi Sofjen.

Demostratë e vitit 1989 para Gorbaçovit, që vizitoi Sofjen.

Në vitin 1989 edhe bullgarët përjetuan kthesën e madhe. Vendi ballkanik i cili sot është pjesë e Bashkimit Evropian ka qenë për dekada me radhë aleati më besnik i Moskës. Bile drejuesi i shtetit Todor Zhivkov pati provuar ta bëjë Bullgarinë republikën e 16-të sovjetike. Më 10 nëntor 1989 atij iu desh të largohej nga pushteti.

Më 10 nëntor 1989, Teodor Zhivkovit iu desh të largohej nga pushteti.

Më 10 nëntor 1989, Teodor Zhivkovit iu desh të largohej nga pushteti.

Një ditë pas rënies së murit të Berlinit bullgarët përjetuan edhe rënien e sundimtarit shumëvjeçar komunist, Todor Zhivkov. Kryeministri Georgi Atanassov pati njoftuar pas një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste se: "Byroja politike me pjesëmarrjen e anëtarëve kandidatë, sekretarët e Komitetit Qendror dhe kryetarin e Komisionit të Kontrollit ka analizuar të gjitha aspektet e problemit dhe vendosi njëzëri që të pranojë lutjen e shokut Todor Zhivkov dhe ta lirojë atë nga detyra e sekretarit të përgjithshëm dhe anëtar i Byrosë Politike".

78 vjeçarit iu desh të largohet pas 34 vitesh

Kryesisht sepse humbi mbështetjen e Moskës. Kjo për faktin se Mihail Gorbatçov nuk kishte vendosur vetëm nën presion 'partitë simotra' në çështjet Perestrojka dhe Glasnost. Ai kishte ndërprerë edhe ndihmat me naftë dhe me para, të cilat ishin shumë të rëndësishme për Bullgarinë. Prej vitit 1986 Bullgaria nuk përfitonte më naftë të lirë dhe kontigjente armësh të cilat deri atëherë po rieksportoheshin fshehurazi. Nga ky rieksport Bullgaria kishte çdo vit përfitime miliardëshe. Gjendja ekonomike ishte katastrofale, popullata tërsisht e deziluzionuar, lëvizja e re e disidentëve po bëhej gjithnjë e më harbute.

Kush është fajtor për rrënimin e ekonomisë?

Vet Todor Zhivkovi e kishte të qartë se çfarë po ndodhte në vendin e tij. Kur më 10 nëntor të vitit 1989 paralajmëroi dorëheqjen e tij ai foli për të ashtuquajturin socializmin real ekzistues: "Është duke u rrënuar, duke u rrënuar, duke u rrënuar... Dhe askush nuk mund të ndërmarrë diçka kundër. Dhe shtrohet pyetja: kush është fajtor për këtë?"

Një ditë pas rënies së Murit të Berlinit në vitin 1989 edhe bullgarët përjetuan kthesën e madhe.

Një ditë pas rënies së Murit të Berlinit në vitin 1989 edhe bullgarët përjetuan kthesën e madhe.

Ju jeni fajtor i dashuri shoku Zhivkov, thanë pastaj shokët e tij të cilët vetëm disa ditë më vonë e përjashtuan atë nga partia dhe e shpallën armikun numër një të popullit. "Ishin që të dyja: një puç i brendshëm partiak..."

Ata nuk e kishin idenë se çfarë po ndodhte

... por edhe një sukses i opozitës së sapoformuar në Bullgari, mendon Zhelju Zhelev, disident i orëve të para dhe presidenti demokrat i Bullgarisë prej vitit 1991 deri në vitin 1997. Zhelevi siç duket kishte të drejtë. Pas rënies së Zhivkovit drejtimin e morri përsipër rrethi i afërt partiak me Gorbatçovin. Dhe atë me shpresën se gjithçka do të mbetet me të vjetrën por pa Zhivkovin. Por ndodhi e kundërta. Opozita e sapoformuar u forcua shpejt, ndërkohë nuk flitej për asgjë tjetër përveçse demokracisë dhe ekonomisë së tregut dhe socializmi u zhduk shpejt nga skena. Më 10 nëntor të vitit 1989 të gjitha këto ishin të paparafytyrueshme në Bullgari. Zhelju Zhelev flet në emër të tetë milionë bashkëkombasëve të tij kur thotë se: "Ishte befasi e madhe. Po ashtu edhe për anëtarët e Komitetit Qendror ishte një befasi. E kam kuptuar se ata nuk e kishin idenë se çfarë po ndodhte kur shkuan në mbledhje".

Autor : Alexander Andreev / Esat Ahmeti

Redaktoi : Aida Cama

  • Data 10.11.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KSce
  • Data 10.11.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KSce