1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Landet gjermane me dallime për kuotat e azilit

Megjithë rregullat e njësuar të azilimit në Gjermani ka dallime të mëdha në kuotat e dhënies së azilit në landet e ndryshme të Gjermanisë. Këtë e tregoi një studim.

Rregulla të njësuara, praktika të ndryshme: çështja nëse një azilkërkuesi i njihet statusi i refugjatit në Gjermani me sa duket nuk varet vetëm nga shkaqet e  azilit. Por në një masë të konsiderueshme  nga fakti se në cilin vend në Gjermani e  paraqet ai kërkesën për azil. Në këtë  përfundim ka arritur një studim i  Universitetit të Konstancës.

Punonjësit e Zyrës Federale për Migrimin  dhe Refugjatët (BAMF) kur marrin vendimet e  tyre për kërkesat për azil, marrin në  konsideratë "ndjeshmëritë në perceptim" të landit ku ndodhet qendra përkatëse vendimmarrëse, shkruajnë autorët e studimit, Lisa Riedel  dhe Gerald Schneider, në "Revistën Politike Trimestriale". Ata flasin për një "llotari azili", sepse fati i kërkuesve të azilit me  sa duket varet fort nga fakti se në cilin land federal i ndajnë.

Në bazë të kësaj, më shumë azilkërkues  kanë njohur në vitet 2010 deri 2015 landi i  Zarës (Saarland) me 69 përqind dhe Bremeni  me 55,7 përqind. Më pak vetëve u është  njohur kërkesa e azilit në landin e Saksonisë, me 26,9 përqind dhe Berlin, me vetëm 24,6 përqind. Ky dallim midis kuotave të njohjes së landeve ka mbetur në parim i pandryshuar edhe në kuadër të viteve të veçanta, megjithëse numri i rasteve të azilit që janë njohur u rrit shumë prej vitit 2010 deri 2015.

Studiuesit patën parasysh në punën e tyre edhe faktorë të tillë, nëse ka qenë origjina e azilkërkuesve ajo që i ka bërë vendimmarrësit në qendrat e ndryshme të BAMF-it që të marrin vendime të caktuara. Me të vërtetë, për refugjatët nga Siria numri i njohjeve të kërkesave për azil është pak a shumë i balancuar. Por dallimet në refugjatët nga Iraku dhe Afghanistani kanë qenë më të mëdha.

Kështu, në landin e Saksonisë së Poshtme u njohën 75,5 përqind e lutjeve nga Iraku për të marrë azil, kurse në Saksoni Anhalt kjo shifër ishte 37,5 përqind. Në landin e Renanisë Veriore-Vestfalisë, kuota e njohjeve të kërkesave të refugjatëve nga Afganistani ishte 34,4 përqind, kurse në Brandenburg qe vetëm dhjetë përqind.

Lidhje mes numrit të njohjeve dhe tipareve socioekonomike

Studiuesit vendosën një lidhje midis kuotave të njohjes dhe tipareve socioekonomike të landeve gjermane. Kështu në landet me numër më të madh banorësh dhe në ato me numër më të vogël të papunësh, numri i pranimeve është më i madh se sa në landet me pak banorë dhe me një numër të madh të papunësh.

Veçanërisht e vogël është kuota e njohjes në bazë të studimit në ato lande ku janë regjistruar shumë sulme ndaj t huajve. Me sa duket një qëndrim ekstremist i djathtë në pjesë të popullit në ato zona ndikon edhe në vendimet që marrin atje degët e BAMF, konkludojnë studiuesit e Konstancës.

"Një institucion federal duhet të vendosë pavarësisht nga ndjeshmëritë në një land federal", kritikoi Schneider. Ai shprehet në mbështetje të idesë që të kufizohet hapësira e një nëpunësi vendimmarrës në marrjen e vendimit. Veç kësaj, vendimet duhet të monitorohen, si individualisht, ashtu edhe përsa u përket degëve të jashtme të BAMF, për të krijuar kështu një bazë "për transparencë më të madhe."