1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Lamtumira e një menaxheri të suksesshëm - Dorëheqja e shefit të kryesisë së Porsches Wendelin Wiedeking

Pas një lufte të gjatë për pushtet Vendelin Vedeking është zëvendësuar në post si kryetar i kryesisë të konstruktorit të automjeteve sportive, Porsche.

default

Wendelin Widekind është njëri nga menaxherët më të suksesshëm të ekonomisë gjermane. Që prej fillimit të viteve '90, kur mori drejtimin e kryesisë te Porshe, Widekindi e bëri sipërmarrjen e atëhershme gati të falimemntuar Porsche një nga sipërmarrjet me përfitim më të madh në sektorin e ndërtimit të automobilëve. Vlera e sipërmarrjes Porshe nën Videkindin u rrit nga 300 milionë marka në më shumë se 20 miliardë Euro. Milionerët e familjes Porshe dhe Piej u bënë miliarderë...Në fund, Videkindi synoi që ta gëlltisë me ndihmën e biznesve të komplikuara me aksione në bursë, Folksvagenin 15 herë më të madh. Kjo gëlltitje desh e mbyti Porshen.


Vërtet që 51% e aksioneve të Folksvagenit ndodhen në pronësi të Porshes, por për luftën e tij kundër Goliatit Folksvagen, më i vogli David Porshe hyri në borxhe, që i kalojnë 10 miliardë euro. Bankat, të cilat kishin mbledhur të ngarkuara nga Porshe 25% të aksioneve të tjera, u nervozuan dhe nuk japin më kredi.

Videkind dhe alkimisti i tij i financave Holger Härter iu futën një lufte për pushtet me Ferdinand Pieh, bashkëpronarin e Porshes dhe kryetarin e Këshillit Mbikqyrës të koncernit Folksvagen. Pieh e ktheu në të kundërtën heshtën. Pasi largoi Videkindin dhe Härterin, është Folskvageni ai, që do ta blejë Porshen. Porshe do të jetë krahas Audit, Skodas, Seatit dhe shumë të tjerëve, marka e 10-të në perandorinë botërore të Folksvagenit.

Duke vepruar siç veprohet me fondet Hedge, Videkindi donte që me anë të një marrëveshjeje për kthimin e kapitalit, të detyruar ndaj Folksvagenit, të eleminonte borxhet e Porshes. Por landi i Saksonisë së Poshtme, së bashku me qeverinë federale e hodhi dëm këtë përpjekje të Komisionit të BE, për ta përgatitur një ligj të tillë.

Autor: Karl Zawadzky

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 24.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IwBh
  • Data 24.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IwBh