1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Lammert: Reformat në Shqipëri me rëndësi jetike - Gjermania mbështet reformat në Shqipëri

Presidenti i Parlamentit gjerman (Bundestag), Norbert Lammert takon kryeministrin Berisha

default

Dr. Norbert Lammert, President i Budestag-ut gjerman

Reformat dhe vetëm reformat mbeten parakushti thelbësor që Shqipëria të bëjë progres në aspiratën e saj të integrimit Evropian. Parakushti nuk është i panjohur për autoritetetet e Tiranës dhe partnerët e saj euro-atlantikë. Por këtë herë rëndësinë jetike të reformave e ka nxjerrë në pah ,Presidenti i Parlamentit të Gjermanisë, Norbert Lammert, një nga personalitetet e njohura të politikës gjermane sot..


Në ditën e dytë të vizitës së tij në Tiranë, më 12 maj, Lammert zhvilloi bisedime me kreun e qeverisë së Tiranës, Sali Berishën. Gjermania, tha Lammet, në deklaratën për mediat, pas takimit me dyer të mbyllura që ai zhvilloi me Berishën, përshëndet reformat që janë kryer në Shqipëri, si në aspektin poilitik ashtu edhe në atë ekonomik. Gjermania do të mbështesë si deri më tani perpjekjet e Shqipërisë për të realizuar aspiratën e saj evropiane. Ajo mendon se vazhdimi i reformave është me shumë rëndësi.

Berisha.jpg

Kryeministri i Shqipërisë, Dr. Sali Berisha


Viziat e kreut të Parlamentit të Gjermanisë apo ndryshe, siç njihet Bundestag-ut, u cilësua si një ngjarje tepër e rëndësishme për marrdhëniet mes dy vendeve dhe popujve nga kryeministri Berisha. Ai i përgëzoi marrdhëniet mes dy vendeve që vazhdojnë të jenë shumë të mira dhe miqësore. Duke folur për rëndësinë e reformave në realizimin e aspiratës euro- atlantike të Shqiperise ai tha se : "Ndihma e Gjermanisë ka patur një rëndësi jashtëzakonisht të madhe për ecurinë demokratike të Shqipërisë. Ajo është shtrirë në të gjitha fushat dhe ka qenë thelbësore për aritjet e Shqipërisë në ndërtimin e një shoqëroe demokratike dhe ekonomisë së tregut. Reformat e ndërmara nga qeveria gjatë këtyre tre viteve të fundit, kanë synim kryesor konsolidimin e kritereve të Kopenhagës, standarteve europiane. Reformat janë dhe do të mbeten "perpetum mobile" e kësaj qeverie", tha kryerministri Berisha , pas takimit me Norbert Lammert.


Gjermania vazhdon te mbetet vendi i pare nga vendet anëtare të BE, për sasine e mbështetjes financiareqë i ka dhënë Shqipërisë në zhvillimet demokratike dhe procesin integrues europian. Një vend të posaçëm zë mbështetja gjermane edhe në marrdhëniet dy palëshe, ku GDZ apoi Pro Kredit Bank, dy organizata të njohura gjermane gëzojnë reputacionin e realizueseve të projekteve madhore që kanë përmirësuar jetën e përditshme të shqiptarëve. Presidenti i Parlamenetit Gjerman po kryen një vizitë zyrtare katërditore në Shqipëri m,e ftesë të kryetares së Parlamentit, Jozefina Topalli, e cila vizitoi nje vit më parë Gjermaninë.

DW.COM

  • Data 12.05.2008
  • Autor Ani Ruci, Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DycZ
  • Data 12.05.2008
  • Autor Ani Ruci, Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DycZ