1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Lammert kundër izolimit e për një Evropë të fortë

Presidenti i Bundestagut Gjerman, Norbert Lammert hapi për të katërtën herë në karrierën e tij mbledhjen për zgjedhjen e Presidentit Federal të Gjermanisë.

Në fjalën e tij Presidenti i Bundestagut, Norbert Lammert vlerësoi ndër të tjera Presidentin e Gjermanisë që po largohet nga detyra, Joachim Gauck.

"Solidariteti i qytetarëve dhe qytetareve me njërin tjetrin ishte shumë i rëndësishëm për ju", tha Lammert. Gauck kërkoi me këmbëngulje nga shoqëria që as të mos frikësohet, as të mos përçahet, edhe në kohët e rreziqeve terroriste.

Lammert bëri thirrje për një Evropë të fortë. Ai e paralajmëroi Presidentin amerikan Donald Trump për rreziqet e izolimit. "Ai që kërkon izolim në vend të botës

së hapur dhe që e mbyll veten me plotëkuptimin e fjalës pas mureve, ai që fokusohet te proteksionizmi në vend të bashkëpunimit dhe që predikon në vend të bashkëpunimit të shteteve politikën  e izolimit" dhe që e kthen në program "Ne të parët" nuk duhet të çuditet nëse të tjerët veprojnë ngjashëm me të", tha Lammert.

Pjesa më e madhe e më shumë se 1200 anëtarëve të Asamblesë Federale të pranishëm në sallë, me përjashtim të partisë Alternativa për Gjermaninë, AfD, u ngrit në këmbë dhe duartrokiti për fjalët e politikanit të CDU-së, Norbert Lammert.