1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Lala dhe Rama të pikëlluar nga vdekja e Robert Enkes

Në stadiumin e Hanoverit u zhvillua të dielën ceremonia e përmotshme për Robert Enken. Të pranishëm në ceremoni ishin edhe dy bashkëlojtarët e tij, njëri nga Shqipëria e tjetri nga Kosova, Altin Lala dhe Valdet Rama.

Ceremonia e përmortshme në Stadiumin e Hanover 96

Ceremonia e përmortshme në Stadiumin e Hanover 96

Mbi 40 mijë sportdashës, i gjithë ekipi i kombëtares gjermane i kryesuar nga traineri Joachim Löë dhe personalitete nga sporti, politika dhe shoqëria morën pjesë në këtë ceremoni. Arkivoli me trupin e pajetë të Enkes u nxor nga stadiumi prej gjashtë bashkëlojtarëve të tij, në mesin e tyre edhe futbollisti shqiptar Altin Lala. Ai në mikrofonin e Deutsche Welles

Deutschland Fußball 27. Spieltag Wolfsburg gegen Hannover

Altin Lala, vështirë të kthehemi në fushë

thotë: "Natyrisht ishte një humbje e madhe për futbollin dhe për njerëzitë në Hannover, jo vetëm për hunmbjen e sportistit Enke por për një njeri si ai. Enke ka qenë një njeri shumë i mirë dhe sportist shumë i mirë. Humbja edhe në atë mënyrë që ndodhi ishte shumë tragjike... për momentin ne deri sot ende nuk kemi bërë asnjë stërvitje dhe aktualisht është e vështirë të kthehesh në jetë normale, që të bësh stërvitje ose të kesh ndeshje. Për momentin do të jetë e vështirë që deri në fund të javës të gjithë çunat të jenë gati për lojë, nuk e di a do të luajmë apo nuk do të luajmë ditën e shtunë por natyrisht që jeta vazhdon dhe ne do të gjejmë forca që t'i përballojmë edhe ndeshjet e Bundesligës. Megjithatë kjo na jep edhe diçka për të menduar që futbolli nuk është gjithçka."

Robert Enke, i cili prej vitesh vuante nga depresioni, bëri vetëvrasje të martën në mbrëmje. Bashkëlojtarët e tij, në mesin e tyre edhe i riu me prejardhje nga Kosova, Valdet Rama e kanë vështirë të pajtohen me faktin se Enke më nuk është në mesin e tyre.

"Kur kemi dëgjuar për këtë lajm, për këtë rast që ndodhi, ka qenë shumë e vështirë për ne dhe për çdo lojtarë. Normalisht që është një humbje për familjen e vet, por edhe për ne, për Hannoverin, për kombëtaren gjermane dhe për shumë tifozë të tij. Ai ka qenë një njeri shumë pozitiv dhe ende nuk po arrijmë që të paramendojmë se çfarë ka ndodhur. Ka qenë një njeri shumë pozitiv dhe tek ai nuk kemi vërejtur që mund të ndodh diçka e tillë. Ne na ka goditur shumë kjo ngjarje por ne duhet të bashkohemi të gjithë, familja, ekipi për ta kaluar këtë rast - edhe pse do të jetë shumë vështirë", thotë për DW-në, mesfushori i Hanoverit, Valdet Rama.

Autor: Esat Ahmeti

Redaktoi: Bahri Cani

DW.COM

  • Data 16.11.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KY6m
  • Data 16.11.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KY6m