1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Lajqi: Plani katër pikësh i Prishtinës nuk është një përgjigje shumë serioze për ta ndalur planin gjashtë pikësh të OKB-së"

Analisti kosovar, Driton Lajqi, njohës i zhvillimeve ndërkombëtare, mendon se plani gjashtë pikësh i OKB dhe plani katër pikësh i Prishtinës do të modifikohen dhe se Prishtina do të dalë para faktit të kryer.

default

Intervista

Në Nju Jork të premten zhvillojnë bisedime shefi i diplomacisë evropiane Havier Solana dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, ku do të trajtohet edhe marrëveshja OKB-BE për shtrirjen e misionit EULEX në Kosovë. Prishtina e kundërshton këtë marrëveshje dhe ka dalë më një plan të saj, ku kërkon që shtrirja e misionit EULEX të bëhët vetëm në bazë të planit të Marti Ahtisarit.

DW: Zoti Lajqi, Prishtina zyrtare kundërshtoi ditë më parë një plan gjashtë pikësh të OKB-së nëpërmjet të cilit do të mundësohej shtrirja e misionit EULEX në Kosovë. Prishtina doli me një plan tjetër katërsh pikësh ku kërkohet që misioni të shtrihet vetëm në bazë të planit të Marti Ahtisarit. Është kjo përgjigjja e duhur e Prishtinës?

Lajqi: Unë mendoj se kjo më tepër është një përgjigje politike sesa një përgjigje kundër planit gjashtë pikësh, sepse plani i OKB-së e ka një histori më të gjatë të hartimit dhe shpërndarjes së tij dhe si i tillë e ka zënë në pozicion pat, Prishtinën zyrtare. Bazuar në këto zhvillime, plani katër pikësh i Prishtinës nuk është një përgjigje shumë serioze për ta ndalur planin gjashtë pikësh të OKB-së.

DW: SHBA-të, të cilat janë pjesë e EULEX, e kanë përkrahur planin gjashtë pikësh të OKB-së, por thonë se në këtë mes duhet të merren parasysh edhe rekomandimet e Prishtinës, çfarë do të thotë kjo, si mund të gjendet zgjidhja këtu?

Lajqi: Ky është një mesazh i qartë për bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Bashkimit Evropian ku si dokumente bazë të merreshin plani gjashtë pikësh i OB-së dhe plani katër pikësh i Prishtinës. Pra nëse bazohemi në këtë, qeveria amerikane po kërkon që t'i modifikojë të dy planet dhe të nxjerret një dokument të ri në të cilin do të integroheshin të dy planet.

DW: Ju thoni se qëndrimi amerikan është një mesazh për bisedime Prishtinë-BE, mirëpo në anën tjetër në Nju Jork, po zhvillojnë biseda për shtrirjen e misionit EULEX në Kosovë, shefi i diplomacisë evropiane Havier Solana dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun, mendoni se është përjashtuar Prishtina nga këto bisedime dhe çfarë mund të pritet?

Lajqi: Unë mendoj se Kosova nuk duhet përjashtuar nga takimet, kur flitet për të sidomos pas shpalljes së pavarësisë dhe njohjes së saj nga shumë vende të botës, sepse çdo dokument duket se nuk do të kenë relevancë të madhe pa pajtimin e Prishtinës. Kjo çfarë po ndodh në Nju Jork është vetëm një vazhdimësi e praktikave të vjetra që ndodhin në raport me Kosovën.

DW: Zoti Lajqi, ju përmendni praktikën e vjetër, çfarë do të thoni me këtë, mund të ketë një pajtim ndërmjet BE-së OKB-së dhe SHBA-së që EULEX të shtrihet në Kosovë sipas dëshirës së OKB-së.

Lajqi: Po praktikat e deritanishme e kanë treguar një gjë të tillë. Shembull janë bisedimet UNMIK-Beograd për planin gjashtë pikësh dhe ku nuk është pyetur fare Prishtina.


  • Data 21.11.2008
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FzNY
  • Data 21.11.2008
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FzNY