1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Lahoud largohet - Libani mbetet pa president

24 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/CSeX

Me kalimin e mandatit të presidentit prosirian Emil Lahoud Libani ka mbetur pa kreun e shtetit. Lahoudi është larguar nga pallati presidencial me nderime të larta ushtarake. A më herët përgjegjësinë për sigurinë në vend ia kaloi ushtrisë. Situata aktuale mund të shpiej drejt shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, arsyetoi ai hapin e tij. Në kryeqytetin Bejrut kanë filluar të pozicionohen tankse dhe ushtarë. Forcat properëndimore të kryeministrit Fuad Siniora dhe kampi besnik prosirian nuk kanë arrutur as dje për herë të pestë që të bien në ujdi për një kandidat të ri presidencial. Zgjedhja është shtyrë për të premten e ardhshme.