1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Löw thotë se duhet patur kujdes në ndeshjen me Serbinë

Pak para ndeshjes së dytë të ekipit gjerman në Afrikën e Jugut, trajneri Joachim Löw ka paralajmëruar lojtarët e tij: "Serbia është boksier që ka humbur një ndeshje". Löw dhe njoftoi se mund të bëjë ndryshime të 11-es.

Bastian Schweinsteiger dhe Lukas Podolski në trajnim

Bastian Schweinsteiger dhe Lukas Podolski në trajnim

"Po, funksionon", tha Joachim Löw gjatë trajnimit të ekipit gjerman për lojën e dytë të ndeshjeve në grup kundër Serbisë, sot në Port Elisabeth. Bastian Schweinsteiger ishte ftohur dhe dy ditë nuk morri pjesë në trajnim, por 25 vjeçari është sot sërish pjesë e ushtrimeve. Ekipi gjerman nuk është duke zhvilluar orët e fundit ushtrime në Stadiumin Nelson Mandela Bay, sepse bari atje duhet të lihet i paprekur për ndeshjet e kampionatit mbas reshjeve disaditore.

Kështu trupa e Löw-it trajnohet në afërsi të kuartierit të Kampionatit, para portave të Pretorias. "Kjo nuk është keq për ne"; thotë menaxheri i ekipit, Oliver Bierhoff. Në fund të fundit edhe serbët nuk zhvillojnë trajnimin në vendin ku do të zhvillohet ndeshja.

Joachim Löw gjatë trajnimit të ekipit gjerman

Joachim Löw gjatë trajnimit të ekipit gjerman

Rini, freski, dinamikë

Respekt po, frikë jo është motoja e ekipit gjerman. Ekipi i ri ka fituar besimin në vetvete pas suksesit 4:0 me ekipin e Australisë. "Ne jemi të rinj, jemi të freskët, jemi dinamikë," thotë Lukas Podolski. 25 vjeçari luan ndeshjen e tij të 75 me kombëtaren. Në ndeshjet ndërkombëtare "Poldi" ka shënuar 39 gola. Në këtë mënyrë ai ndodhet i nënti në listën e golashënuesve gjermanë. Deri sa të arrijë kampionin e golave, Gerd Myllerin, Podolskit i duhen edhe 29 gola.

Përbërja e mundshme e ekipit gjerman:

Manuel Neuer – Philipp Lahm, Per Mertesacker, Arne Friedrich, Holger Badstuber, Sami Khedira, Bastian Schweinsteiger - Thomas Müller, Mesut Özil, Lukas Podolski – Miroslav Klose (Cacau).

Autor: Stefan Nestler/ Aida Cama

  • Data 18.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Nvul
  • Data 18.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Nvul