1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Löw - Më në fund kampion bote

Ekipi gjerman fitoi në Brazil kundër Argjentinës. Me këtë fitore përfundon një rrugë të gjatë për Joachim Löw-in.

Atij iu duk menjëherë lehtësimi pas bilbilit përfundimtar në të famshmin Estadio do Maracana. Joachim Löw arriti në destinacionin e ëndërrave të tij për të fituar një titull me ekipin kombëtar! Plot krenari dhe kënaqësi 54-vjeçari ngiti lart Kupën e Botës në qiellin e Rio de Zhaneiros. Nndeshja e 112-të e tij si trajner i kombëtare gjermane është kulmi i një udhëtimi që ai filloi së bashku me stafin e tij dymbëdhjetë vjet më parë.

Löw surprizonte, rinovonte, kritikohej dhe vlerësohej - por ai kurrë nuk e humbi guximin e tij. Ai vazhdoi me vendosmëri rrugën dhe idetë e tij Löw pati një rol të rëndësishëm për zhvillimin e lojtarëve më të mirë gjermanë që ka parë vendi për vite me radhë. Pavarësisht suksesit nuk është ende e qartë nëse ai do të vazhdojë të qëndrojë si trajner për turneun e ardhshëm, Kampionatin Evropian pas dy vjetësh.

Plot pikë - por asnjë titull

Rruga e tij filloi pas Kampionatit Botëror 2006 në Gjermani. Löw pasoi si trajner i ri i kombëtares pas Jürgen Klinsmannit dhe arriti në turnetë e ardhshëm të paktën në gjysmëfinale: Në Kampionatin Evropian 2008 skuadra gjermane humbi në finale ndaj Spanjës, dhe edhe në Kupën e Botës në Afrikën e Jugut në vitin 2010 humbi përsëri në gjysmëfinale kundër Spanjës. Në fund ekipi gjerman u rendit i treti. Dy vjet më vonë ai gjithashtu arriti "vetëm" vendin e tretë. Vetëm në Brazil skuadra gjermane arriti suksesin e madh dhe fitoi sërish në finale kundër Argjentinës. Kjo qe fitorja e parë që nga viti 1990. Ky sukses është pasojë logjike e një bilanci të shquar: Löw arriti në 112 ndeshje si trajner i kombëtares 77 fitore, 20 barazime dhe 15 humbje!

Për krahasim, traineri i Sepp Herberger e arriti në 97 ndeshje titullin Kampion Botëror në vitin 1954, Helmut Schön arrit që në 139 ndeshje të bëhej edhe Kampion Bote dhe Evrope (1972 dhe 1974). Jupp Derwall arriti të bëhej kampion i Evropës pas 67 ndeshjes, kurse Franz Beckenbauer ishte deri tani trajneri i fundit i një ekipi gjerman që fitoi Kupën e Botës (1990). Berti Vogts arriti në 102 ndeshje të fitonte një titull Kampion Evropian (1996) për Gjermaninë. Me fitoren e titullit në vitin 2014 Löw i bashkohet serisë së trajnerëve të mëdhej. 54-vjeçari, i cili ka qenë edhe vetë lojtar profesionist, nuk ka luajtur kurrë me ekipin kombëtar, dhe si trajner ka fituar vetëm tituj kombëtarë. Me VfB Stuttgart në vitin 1997 ai fitoi Kupën e Federatës Gjermane të Futbollit me FC Tirol Insbruk ai u bë në vitin 2002 kampion i Austrisë.