1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Lëvizje të mëdha në tregun e telefonisë mobile

Dy ofruesit më të vegjël në tregun gjerman të telefonisë mobile, O2 dhe e plus duan të fuzionohen. Ajo që në vështrim të parë nuk duket dramatike, mund të degjenerojë në një telenovelë.

Eshtë një film më shumë aktorë kryesorë dhe me përfundim të panjohur. Operatori i telefonisë mobile O2, nje filial i Telefónicës spanjolle dhe E-Plusit, nje filial i koncernit hollandez KPN, duan të fuzionohen në Gjermani. Nga katër ofrues do të jenë tre dhe kjo nuk është e gjitha. Së bashku ato do bëhen operatori më i fuqishëm në Gjermani me rreth 40 milionë kontrata të telefonisë celulare, duke parakaluar kryesuesit e deritanishëm Telekom dhe Vodafon.

Fuzion në tregun gjerman të telefonisë celulare

Autoriteti federal i konkurrencës ndodhet para një kolizioni të vështirë, mendon Torsten Gerpott, ekspert për telekomunikacionin në universitetin Duisburg/Essen: "Nga njëra anë intensiteti i konkurrencës bie, për shkak se numri i lojtarëve reduktohet nga katër në tre." Kjo duhet të regjistrohet si anë negative, sepse mund të paramendohet që çmimet nuk do të bien aq shpejt, sa ç'kanë rënë në të kaluarën. Megjithatë, "pro transaksionit flet fakti, se të dy kompanitë me kohë ndoshta nuk do të veprojnë vetëm në tregun celular në Gjermani. Dhe kështu është më mirë, që tani të jetë një lojtar i fortë i tretë, se sa pas një farë kohe të shohim, se si njeri del nga tregu", thotë Gerpott për DW.

Logot e O2 dhe E-Plus

Logot e O2 dhe E-Plus



E plusi e ka kompensuar mungesën e mbulimit të rrjetit me luftë çmimesh dhe shumë vëzhgues kanë frikë se pas një fuzionimi do të marrin fund betejat në frontin e çmimeve në dobi të konsumatorëve. Nga ana tjetër shumë arsye praktike flasin pro shkrirjes së dy operatorëve më të vegjël në Gjermani. Qëllimi është zvogëlimi i kostove të prodhimit dhe përmirësimi i cilësisë së rrjetit.

Lamtumirë luftë çmimesh

Kjo tingëllon fillimisht mirë për klientin. Ai mund të përfitonte nga ulja e shpenzimeve dhe nga cilësia me e mirë e rrjetit, nëse rënia e kostove do të përcillej në formën e uljes së çmimeve. Nga ana tjetër së bashku të dy ofruesit kanë mbi 40 milionë kontrata. Më shumë kontrata nuk mund të mbledhin. Prandaj nuk ka arsye për të vazhduar me uljen agresive të çmimeve.

Sido që të jetë, jo vetëm autoriteti federal i mbikqyrjes financiare dhe ndoshta Komisioni Evropian, por edhe Agjencia Federale e Rrjetit në Bon, do të thonë fjalën e tyre për fuzionimin e planifikuar: "Agjencia Federale e Rrjetit në Bon është gjithsesi e involvuar, kur është fjala për frekuencat e dy kompanive," thotë Torsten Gerpott. Ka një ligj për telekomunikacionin gjerman dhe ai thotë se në rastin e ndryshimit të pronarëve, që mund të ndikojë në intensitetin e konkurrencës në treg, Agjencia Federale e Rrjetit rishikon dhënien e frekuencës. "Dhe nëse ajo vjen në përfundimin se për arsye të konkurrencës është e nevojshme të revokohet dhënia e frekuencave, i tërheq frekuencat dhe i jep nga e para.

Pengesë nga Meksika

Në foto, Carlos Slim

Në foto, Carlos Slim

Pengesa vjen jo vetëm nga Gjermania dhe Brukseli, por nga Meksika. Meksikani Carlos Slim, njeriu më i pasur në botë, me rreth 73 miliardë dollarë sipas listës së Forbes, ka 30 për qind te nenës së E plusit, KPN. Ai duket se është i zemëruar, që nuk është pyetur para planifikimit të fuzionit dhe dëshiron tani ta marrë të gjithë KPN. Ai bëri të ditur se paratë për këtë i ka bërë gati.


Për motivet e tij ka vetëm spekulime. A do që ta marrë KPN për të penguar marrëveshjen? Torsten Gerpott nga universiteti Duisburg/Essen është i tjetër mendimi: "Nuk besoj se zoti Slim merr të gjithë KPN për të penguar transaksionin ndërmjet Telefonica dhe E plus. Mendoj se ai sheh një rast të favorshëm për të futur në pronësinë e tij sipërmarrjen. Aksionet e KPN janë nën tre euro dhe për mendimin tim ky është një çmim, që nuk i përgjigjet vlerës së kompanisë. Mendoj se ai ka shpresë që tregu i kapitalit më vonë do ta njohë vlerën e KPN."

Atëherë Carlos Slim do ta thellojë edhe më tej distancën në listën e Forbes, nëse i shet me fitim aksionet.