1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Lëshimet e Asadit manovër për të fituar kohë

Pas rritjes së presionit ndërkombëtar, presidenti i konstestuar Bashar al-Asad ka pranuar që në vend të futen vëzhgues të huaj, por shumëkush e sheh këtë vetëm si një manovër taktike.

Protestat në Homs

Protestat në Homs

Bashar al-Asad është dorëzuar para presioneve të mëdha ndaj regjimit të tij. Ai ka pranuar planin e Ligës Arabe që në Siri të dërgohen vëzhgues të huaj, për të konfirmuar të dhënat për dhunë, vrasje masive, tërheqjen e ushtrisë nga qytetet dhe lirimin hap pas hapi të burgosurve politikë.

Gjest i cili të bën të dyshosh

Por ky nuk është asgjë më shumë se një gjest gatishmërie për bashkëpunim. Diktatori po luan me letrën e kohës, siç ka bërë edhe në disa muajt e fundit, prej fillimit të luftës së përgjakshme për pushtet. Manovra taktike është shumë e tejdukshme. Asadi u detyrua ta bëjë këtë pas sinjaleve të fundit nga Moska se Rusia dhe Kina do të mund t'i jepnin fund në Këshillin e Sigurimit bllokadës së rezolutave kundër Sirisë. Propozimi rus i një projektrezolute ku megjithë faktin se përleshjet e përgjashme quhen si konflikte mes forcave të sigurisë dhe grupeve të armatosura, paraqet për Damaskun një rrezik se çështja e Sirisë mund të internacionalizohet. Më parë Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka dënuar dhunën brutale të regjimit të Sirisë kundër demonstruesve. Këtë të mërkurë (21.12.2011) skadon edhe ultimatumi i fundit i Ligës Arabe.

Daniel Scheschkewitz

Daniel Scheschkewitz komenton

Por as Asadi dhe as fqinjët arabë nuk duan që t'i merret nga dora mundësia e zgjidhjes së konfliktit. Vendet fqinje të Sirisë si Iraku, Jordania dhe Libani nuk janë të interesuara të zbatojnë sanksione - për shkak të interesave të tyre ekonomike. Izraeli ka frikë nga mundësia që gjërat të dalin jashtë kontrollit. Shumë shqetësuese për Izraelin janë mendimet se raketat siriane dhe armët bërthamore mund të përfundojnë në duart e ekstremistëve dhe terroristëve.

Shtohet rreziku nga lufta qytetare

Megjithatë Asadi nuk është më i sigurt në karrigën e tij. Rezistenca në vend po shtohet dhe po tregohet gjithnjë e më e organizuar. Gjithnjë e më shumë qeveri të huaja - ndër to edhe ajo amerikane - po e njohin Këshillin Kombëtar të Sirisë si përfaqësues legjitim të lëvizjes opozitare dhe me të po vendosen raporte të caktuara diplomatike. Këshilli në fundjavën e kaluar ka mbajtur një takim në Tunezi dhe është këshilluar për masat që duhen ndërmarrë. Për herë të parë është trajtuar edhe mundësia e futjes së ndalimqarkullimit të avionëve mbi këtë vend - si masë për mbrojtjen e civilëve.

Regjimi i Asadit nuk po ia del përkundër dhunës masive që t'i jap fund kryengritjes në vend. Si faktor i ri në luftën për pushtet tani po paraqitet një numër jo i vogël i dezertorëve nga ushtria siriane. Në disa raporte të pakonfirmuara thuhet se disa qindra dezertorë i janë bashkangjitur Armatës Siriane për Liri, në jug të vendit dhe po luftojnë me armë kundër njësive të regjimit. Nga dita në ditë po shtohet rreziku që në Siri të shkallëzojë një luftë e gjatë dhe e pakontrollueshme qytetare.

Asadi po përpiqet që me manovra taktike të shpëtojë nga goja e ujkut. Në këtë mënyrë ai ndoshta do të fitojë kohë në qarqet ndërkombëtare, por kjo nuk do të dobësojë rezistencën e kryengritësve brenda vendit të tij. Për këtë ai realisht duhet të heqë dorë nga pushteti. Asgjë tjetër nuk ndihmon, vetëm vonon.

Autor: Daniel Scheschkewitz

Redaktoi: Lindita Arapi

  • Data 21.12.2011
  • Fjalët kyç Siria, OKB
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/13X1p
  • Data 21.12.2011
  • Fjalët kyç Siria, OKB
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/13X1p