1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Lëndë shpërthyese në zyrën e kancelares

Ministri i Brendshëm Thomas de Maiziere konfirmoi se paketa përmbante lëndë eksplozive

Kancelaria - rezidenca e qeverisë gjermane

Kancelaria - rezidenca e qeverisë gjermane

Në kancelarinë gjermane është gjetur një paketë e dyshimtë. Hetimet e deritashme lënë të kuptohet se përmbajtja e paketës do të mjaftonte të paktën për të plagosur disa vetë, tha zëdhënësi i qeverisë, Steffen Seibert. Ministri i Brendshëm, Thomas de Maiziere konfirmoi në mbrëmje se paketa përmbante lëndë eksplozive. Ekspertët e policisë së Berlinit e goditën paketën dhe e bënë të padëmshme. Rezultatet e para të hetimeve do të paraqiten të mërkurën.

Zbulim në kontroll rutinë

Paketa u zbulua në një kontroll rutinë.Sipas një njoftimi të gazetës së Berlinit "Tagesspiegel" paketa e dyshimtë përmban pluhur të zi. Paketa është dorëzuar në zyrën e postës të kancelarisë, nga një firmë e shpërndarjes së paketave. Kancelarja Angela Merkel, nuk ndodhej në ato momente në Berlin.

dpa/Aida Cama

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 02.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PwkD
  • Data 02.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PwkD