1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kyper: Shkelje e ligjit po jo patjetër e kushtetutës

1 Prill 2011

Gjykata Kushtetuese e Kosovës thotë se zgjedhja e Pacollit si president pa kundërkandidat ka shkelur nenin 86 të Kushtetutës së Kosovës. Edhe mungesa e kuorumit ishte antikushtetuese. Pse ndodhi kjo?

https://p.dw.com/p/10lzv
Duhet precizuar kushtetuta e Kosovës. Ne foto: Parlamenti i Kosovës
Duhet precizuar kushtetuta e KosovësFotografi: picture-alliance/dpa

Cilat janë shkaqet që çuan në një ngjarje të tillë dhe si mund të evitohet kjo në të ardhmen?

Ndiqni një bisedë me Prof.dr.Herbert Küpper, drejtor i Institutit ligjor për Evropën Lindore, ekspert ligjor veçanërisht për kushtetutën e Kosovës.

DW: Zoti Kyper, sipas jush a ka pasur vërtet një procedurë jo kushtetuese në zgjedhjen e presidentit të Kosovës dhe konkretisht ku? Mos vallë ka paqartësi me ligjet kushtetuese?

Kyper: Zanafilla e gjithë kësaj ngjarjeje lidhet me kryetarin e parlamentit, sepse ai eshte personi i cili duhet të interpretojë dhe të zbatojë ligjet që janë në fuqi. Kjo ka të bëjë me kushtetutën dhe me ligjet e tjera, kjo ka të bëjë me rendin e ditës së paralmentit si dhe rregulloren e brendshme të parlamentit.
Duhet të themi se kushtetuta është tepër e re, dhe kemi të bëjme me rastin e parë precedent, gjithashtu duhet thënë se kushtetuta nuk është e qartë. Pra mund të thuhet edhe që mënyra sesi ka vepruar kryetari i parlamenti nuk bie në kundërshtim me kushtetutën. Shumica e trupit gjykues të Gjykatës Kushtetuese thotë se kemi me të bëjmë me një shkelje, por ka dy gjykatës të kësaj gjykate që mendojnë se gjithçka ishte konform ligjit. Pra ka mendime të ndryshme në lidhje me mënyren se si ka vepruar kryetari i parlamentit, pra që ajo mund të jetë edhe e pranueshme.

DW: Por si mund të shmanget kjo për të ardhmen, zoti Kyper?

Kyper: Sipas mendimit tim vendimi i Gjykatës Kushtetuse bën që për të ardhmen gjithçka të jetë e qartë. Unë mendoj që kushtetuta duhet ndryshuar ose të paktën të bëhet më e saktë, më precize.

DW: Zoti Kyper, mos vallë politikanëve kosovarë u mungon kultura ligjore apo kjo e tëra është bërë me qëllim?


Kyper: Ka mundësi, por prej këtu(nga Gjermania) unë nuk gjykoj dot nëse kemi të bëjmë me një shkelje të qëllimshme të kushtetutës apo ishte vetëm një interpretim i gabuar i procesit të zgjedhjes së presidentit. Pra një veprim që mund të falet. Ishte hera e parë që kemi një zgjedhje të tillë. Pra të dyja qëndrimet janë të mundshme.

DW:Tani do të kemi një procedurë të re për zgjedhjen e presidentit. A janë të detyruar të gjithë deputetët të jenë në sallë, zoti Kyper?

Kyper: Në fakt po, për këtë gjë ata janë të detyruar prej ligjit për deputetët: Në rast se nuk janë të pranishëm atëhere kemi shkelje të ligjit për deputetët, por jo të kushtetuëts. Dhe ky është një ligj i zakonshëm. Me sa di unë në ligjin për deputetë nuk është përcaktuar se çfarë ndodh nëse deputetët nuk janë të pranishëm ose largohen nga salla dhe me sa duket në një rast të tillë nuk ndodh asgjë. Pra prania deputetëve është më tepër një detyrim simbolik.

Autor: Mimoza Cika Kelmendi

Redaktoi: Auron Dodi