1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ky nuk është shembull për një politikë të re - Vetoja e Rusisë kundër sanksioneve për presidentin zimbabvez, Mugabe

Vetoja e Kinës pritej, por ndërkohë edhe Rusia e refuzoi vendosjen e sanksioneve kundër presidentit të Zimbabves, Robert Mugabe. Nuk ishte presidenti rus, Medvedjev ai që na u paraqit si avokat i të drejtave të njeriut?

default

Le të fillojmë me atë që e di gjithë bota: Robert Mugabe është një diktator, që fallsifikon zgjedhjet, përndjek brutalisht jo vetëm kundërshtarët politikë, por edhe mijëra banorë të Zimbabves, i torturon apo i vret me ndihmën e dorasve të vet. Vendin që dikur ka lulëzuar ekonomikisht ai e ka futur në varfëri. Inflacioni është aq i lartë, saqë vetë shefi i bankënotave nuk i di më saktësisht shifrat. Ndërkohë që zimbabvezët emigrojnë jashtë, apo presin në mënyrë apatike përmirësimin e gjendjes, Mugabe dhe gruaja e tij me tendenca të forta luksi jetojnë si në ëndrra. Jo shumë kohë më parë ajo erdhi në Evropë për t'u veshur me modën më të re, dhjetëramijëra euro të kushtueshme, ndërkohë që në Zimbabve fëmijët kanë uri.

Rusia në anën e Mugabes

Regjimi i Mugabes do të kishte marrë fund prej kohësh, po qe se nuk do të kishte patur mbështetje jashtë. Bllokimin e kësaj mbështetjeje dhe rritjen e presionit ndaj Mugabes kishte për qëllim rezoluta e OKB-së të shtunën, e sjellë në KS nga Shtetet e Bashkuara. Zimambve drejtohet në mnënyrë autoritariste. Komunistët e Pekinit e shohin demokracinë, po ashtu si respektimin e të drejtave të njeriut para së gjithash si kërcënim.

Ajo që çuditi shumë vetë, jo vetëm në OKB, ishte fakti që edhe Rusia kaloi në anën e Mugabes kur duhej të miratohej rezoluta. A nuk ka Moska një president të ri, i cili në samitin e fundit të G8-s në Japoni bëri fjalë se sa të rëndësishme janë për të të drejtat e njeriut? A nuk ishte Dimitrij Medvedjev, ai që që në fillim të presidencës së tij bëri të qartë se Rusia ndan të njëjtat vlera me Evropën?

Gjermania e zhgënjyer

Me shumë dëshirë do t'i kishin besuar shumë vetë në Gjermani fjalët etij. Qeveria gjermane i dha edhe një paradhënie mirëbesimi, duek pritur nëse fjalët aq shpresëdhënëse të shefit të Kremlinit ndiqen pas nga veprat.

Tanimë ajo është e zhgënjyer: Medvedjev nuk mund të jetë mbrojtës i politikanëve kriminelë si Mugabe dhe në të njejtën kohë të premtojë se do të respektojë të drejtat e njeriut.

Në politikë shumë gjëra janë të mundshme. Mundet që Uashingtoni me rezolutën e tij ka dashur të realizojë disa qëllime njeherazi. Të vendoste Mugaben nën presion, dhe në të njëjtën kohë të trondiste besueshmërinë e Medvedjevit. Po qe se ka qenë kështtu, atëherë qeveria amerikane ka qenë pjesërisht e sukseshme. Sepse ajo që do të ndodhë në javët e ardhshme është e qartë; Mugabe që ndjehet i forcuar falë Rusisë, mbështetjes së Kinës dhe Afrikës jugore do të vazhdojë aksionet kundër kundërshtarëve të tij. Pamjet televizive do ta transmentojnë tragjedinë e Zimbabves në të gjithë botën. Pas kësaj SHBA-të do të tregojnë me gisht të gjithë ata që mbështetën Mugaben, Medvedjevin.

Ndoshta Mugabe mund të rezistojë edhe për disa kohë në pushtet. Por shkurt apo gjatë, edhe ai do të zhduket si të gjithë despotët do të mbesë vetëm kujtimi i sundimit të tij gjakatar. Historia e ka dhënë ndërkohë verdiktin e saj.

DW.COM

  • Data 13.07.2008
  • Autor Miodrag Soric
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EbPm
  • Data 13.07.2008
  • Autor Miodrag Soric
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EbPm