1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutën për ruajtjen e sovranitetit

Situata e sigurisë në veri të Mitrovicës aktualisht është e qetë. KFOR-i ka bërë të ditur se po mban nën kontroll dy pikat kufitare në veri të Kosovës.

Pas sulmit të mbrëmshëm në veri të Kosovës

Pas sulmit të mbrëmshëm në veri të Kosovës

Pas sulmit të natës së kaluar në pikën doganore në Jarinjë, në veri të Kosovës kur nga një grup protestuesish u dogj dhe u rrënua pika kufitare në Jarinje, forcat e KFOR-it jane vendosur në të dy pikat doganore në brezin kufitar Kosovë-Serbi. Kolonel Ralph Adametz nga Zyra për Informim e KFOR-it në Prishtinë thotë për Dojçe Velen:

„Mbrëmjen e kaluar janë marrë nën kontroll dy pika kufitare nga e trupat e KFOR-it. Është fjala për të ashtuquajturën Porta 1, e cila gjendet krejt në veri si dhe pika 31, e cila gjendet në veriperëndim. Porta 1 u sulmua nga një largësi e dukshme me koktel molotovi dhe u dogj. Forcat e KFOR-it morën situatën nën kontroll dhe prej atëherë trupat tanë mbeten të vendosura në të dyja pikat kufitare“.

Ushtarë gjermanë në kuadër të KFOR-it

Ushtarë gjermanë në kuadër të KFOR-it

KFOR nuk do të tolorojë asnjë formë dhune në Kosovë

"Mund ta përshkruaj të qetë situatën. Ne po bëjmë përpjekje që të ndalim shkallëzimet e mundshme dhe shpresojmë që të gjitha partitë politike do t'ia dalin të ruajnë qetësinë deri sa të ulen të flasin me njëri - tjetrin, në mënyrë që një sitiuatë e tillë të mos eskalojë“, thotë për Deutsche Welle-n, kolonel Adametz.

Ai thekson se KFOR-i nuk do të tolerojë asnjë formë dhune në asnjë pjesë të Kosovës. Ndërsa, atyre të cilët qëndrojnë pas vandalizmave të tilla u kujton se:

„KFOR-i është këtu për të ofruar ambient të sigurtë për popullin si dhe për të garantuar lëvizje të lirë dhe të jenë të sigurtë se KFOR-i do të përdorë të gjitha mjetet që i ka në dispozicion që t´i arrijë. Dhe, nëse do të vijë deri te ndonjë akt tjetër i dhunshëm, ne do të përkujdesemi që po aq shpejt t´i japim fund atij“.

Dhuna e tri ditëve të fundit në dy pikat kufitare në veri të Kosovës, e cila la pas vetes një të vrarë dhe dhjetëra të plagosur ka mbledhur deputetë të Kuvendit të Kosovës në një seancë të jashtëzakonshme prej së cilës dolën me Rrezolutën për Mbrotjen e Sovranitetit të Kosovës, e cila u miratua me 89 vota pro dhe 9 kundër. Me anë të kësaj rezolute Kuvendi i Kosovës fuqizon të drejtën kushtetutese të institucioneve për ushtrimin e kontrollit të plotë në tërë territorin e Kosovës dhe mbështet qeverinë në vendosjen e rendit dhe të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Kryeministri Thaçi: Ndarja e Kosovës nuk do të lejohet me asnjë çmim

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci

Kryeministri Thaçi pasi ka thënë se ka përkrahjen e të gjithë faktorëve vendorë dhe ndërkombëtarë të cilët punojnë për rendin dhe ligjin në Kosovë dhe pasi ka falenderuar KFOR-in për qëndrimin e tij, vuri në pah se nuk do të ketë kompromis me askënd për sigurine e shtetit dhe se skenari i Serbisë për ndarjen e Kosovës nuk do të realizohet.

“Nuk do të dialogojmë me askënd për rregullimin e brendshëm të shtetit të Kosovës. Ai është i përcaktuar qartë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, me dokumentin e presidentit Ahtisari. Integriteti territorial i Kosovës është i paprekshëm dhe i njohur ndërkombëtarisht. Ne punojmë për hapjen e kufijve, por në asnjë rrethanë dhe me asnje çmim nuk do të lejojmë ndryshimin e kufijve, çfarë ishte aspiratë e Milloshevicit dhe është edhe sot aspiratë e hapur e liderëve të rinj të mentalitetit të vjetër të politikës se Beogradit”, ka thënë Thaçi, duke përsëritur qëndrimin e qeverisë se në asnjë rrethanë dhe me asnjë çmim nuk do të ketë kthim në “status-quo”-në e para katër ditëve.

Autor: Ajete Beqiraj

Redaktoi: Mimoza Kelmendi

DW.COM