1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kushtetuta nuk do të jetë miratuar para shpalljes së pavarësisë së Kosovës

Për miratimin e kushtetutës do të duhen edhe disa muaj pas shpalljes së pavarësisë. Mosmiratimi i kushtetutës nuk do ta pengojë njohjen ndërkombëtare të Kosovës si shtet i pavarur, thekson politika.

default

Udhëheqësit politikë kosovarë, thonë se Kosova shumë shpejt do të bëhet një vend i pavarur, por në ditën e shpalljes së pavarësisë, ajo nuk do t'i ketë të miratuara kushtetutën dhe simbolet shtetërore. Kjo nuk përbën shqetësim për udhëheqësit politikë kosovarë. Ata thonë se kjo çështje nuk mund ta pengojë as shpalljen e pavarësisë dhe njohjen e saj ndërkombëtare. Kryetari i kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi: "pas shpalljes dhe njohjes ndërkombëtare të shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, janë edhe dy tre muaj kohë që do të duhet të diskutohet për kushtetutën dhe simbolet e Kosovës."

Plani i statusit i ndërmjetësit, Marti Ahtisarit, mbi bazën e të cilit autoritetet kosovare do ta shpallin pavarësinë rekomandon që, Kosova të ketë kushtetutën e saj para vendimit final. Kjo si duket nuk do të ndodhë, për faktin që qeveria tashmë ka inicuar debat publik për kushtetutën si edhe simbolet. Debati do të zgjasë disa javë me gjasë edhe pas shpalljes së pavarësisë. Një pengesë në punën për hartimin e kushtetutës së Kosovës paraqet edhe mospjesëmarrja e përfaqësuesve të komunitetit serb në komisionin për hartimin e kushtetutës.

Përfaqësuesit serbë prej kohësh kanë refuzuar të marrin pjesë në këtë komision për faktin. Sipas tyre Kosova akoma administrohet nga rezoluta 1244 e KS-it dhe mbi këtë bazë Kosovën ata e cilësojnë pjesë të Serbisë. Miratimi i kushtetutës së Kosovës kërkon edhe mbështetjen në kuvend të përfaqësuesve serbë, ndërsa, vënia në jetë e çdo pike të saj në të ardhmen, poashtu kërkon edhe votën e serbëve të përfaqësuar në kuvendin e Kosovës.

  • Data 30.01.2008
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CzoW
  • Data 30.01.2008
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CzoW